Fusnota e Kosovës, delegacioni serb braktis Sarajevën
Delegacioni i Serbisë ka braktisur dje Konferencën e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, e cila u mbajt në Sarajevë, sepse në tabelën e Kosovës nuk është paraqitur përmbajtja e fusnotës. Ministria e Jashtme e Serbisë njoftoi se takimi në Sarajevë u braktis nga një ndihmësministër dhe një koordinator, të cilët vepruan sipas instruksioneve të qeverisë serbe. Në konferencën në Sarajevë në tabelën e Kosovës qëndronte vetëm ylli, por jo sqarimi nën të, gjë që nuk është në përputhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel, citoi agjencia Blic një zyrtar të Ministrisë serbe. Edhe një delegacion i Kosovës ka braktisur dje një konferencë rajonale që po mbahej në Beograd, pasi Serbia nuk ka zbatuar pikën 2 e 4 të marrëveshjes.