E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine: Stampedo pas tërmetit

Tërmeti prej 5.9 shkallësh të Richterit, që të premten goditi pjesën jugore të Filipineve, shkaktoi dëme të vogla materiale, por paniku që e pasoi shkaktoi lëndimin e disa dhjetëra personave në një qendër tregtare.

Shefi i Institutit të Filipineve për Vullkanologji dhe Sizmologji, Renato Solidum, deklaroi se epiqendra e tërmetit ndodhej rreth dy kilometra larg ishullit Dinagat, afër krahinës juglindore Surigao del Norte.

Guvernatori i krahinës, Sol Matugas, tha se në kryeqytetin e zonës, në Surigao, në një qendër tregtare janë lënduar të disa dhjetëra njerëz, si pasojë e stampedos që ndodhi pas panikut të shkaktuar nga tërmeti.

Sipas Matugas, është raportuar edhe për tre persona të lënduar në një gjimnaz të qytetit.

Autoritetet filipinase nuk kanë dhënë alarm për ndonjë tsunami të mundshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›