Zhduket pa gjurmë 25-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve
10/12/2008 Doli për të blerë ëmbëlsirë për festën
ELBASAN- Një tjetër rast zhdukjeje është regjistruar në qytetin e Elbasanit. Sheqere Kurti, 25 vjeç, lindur në Cërrik dhe banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, nënë e 2 fëmijëve është larguar ditën e Bajramit rreth orës 14.30 duke thënë se do të blinte një ëmbëlsirë dhe nuk u kthye më. Bashkëshorti i saj Astrit Kurti ka bërë denoncimin në polici rreth orës 23.00, pasi e kërkoi gjithandej dhe tek të afërmit e saj. Vjehrra e saj Hamide Kurti thotë se nusja e saj kishte thënë në shtëpi se do të shkonte në lagje të blinte një tortë për fëmijët, por nuk u kthye më. “Ne pritëm, por ajo nuk po kthehej dhe djali doli ta kërkonte. Më pas e kërkuam tek të gjithë të afërmit, tek familja e saj në Cërrik, por për nusen nuk u mësua gjë. Djali qan në shtëpi, pasi ka dy fëmijë të vegjël që do të duhet t’i rrisë vetë. Ndoshta e kanë rrëmbyer apo është larguar vetë. Presim nga policia të na gjejë”. 25-vjeçarja dyshohet se kishte probleme me bashkëshortin e saj. Ajo kishte grisur edhe të gjitha fotografitë që kishte duke e bërë më të vështirë gjetjen nga policia nëpërmjet publikimit të fotos.