Zhdukja e tregtarit, asnjë e re për fatin e tij
10/12/2008 Flasin motra dhe vëllai i tij
ELBASAN- Ndërkohë që nuk ka mbërritur asnjë informacion për 44-vjeçarin Hekuran Latollari, policia ka marrë në pyetje familjarët duke mbledhur sa më shumë informacione për zhdukjen e tregtarit të rrobave. Mësohet se Hekurani vetëm një ditë më parë kishte marrë mallin e furnizimit të dyqanit, të cilin e kishte marrë me qira. Sipas të vëllait, paratë e mallit ai i kishte marrë borxh, por kur të shiste mallin do të kthente paratë. “Një natë më parë pimë kafe bashkë dhe më tha se kishte marrë mallin në Tiranë bashkë me gruan, të premten do të pastronte dyqanin, ndërsa të shtunën do ta hapte. Unë nuk di të kishte ndonjë problem. Ai ishte i rregullt dhe nuk kishte sherr me njeri”. E motra e tij Jolanda thotë se një natë para se të zhdukej e kishte takuar të vëllanë. Ai dukej normal si gjithmonë dhe nuk vura re ndonjë gjë. Ishalla është gjallë, pasi nuk do të lemë gurë pa lëvizur derisa ta gjejmë”. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje të gjithë familjarët përfshirë edhe bashkëshorten, e cila nuk ka sjellë ndonjë gjë të re. Po kështu janë marrë në pyetje edhe shokët e tij, një prej të cilëve e ka parë për herë të fundit teksa largohej me urban.