Emigrantët, kontrolle të imtësishme në port
10/12/2008 Durrës, qen antidrogë dhe kontroll kundër eksplozivit në pikat hyrëse e dalëse
DURRES- Autoriteti Portual sh.a, policia e kufirit si dhe dogana kanë nisur të demonstrojnë “pushtetin” në prag të fillimit të sezonit të ardhjes së emigrantëve. Shkurtimi i kohës së përpunimit të udhëtarëve dhe mallrave, kontrolli i çdo malli që futet dhe del në portin e Durrësit si dhe detyrimi për të dëshmuar gatishmëri në shërbimin ndaj qytetarëve ka shtuar masat e sigurisë.
Kontrollet
Të gjitha pikat hyrëse e dalëse në këtë port si dhe terminali i trageteve janë nën monitorim të operatorëve që tashmë janë autorizuar për të garantuar shërbim të shpejtë dhe të kualifikuar. Me fillimin e kësaj jave është vënë re dukshëm prania e kontrolleve me anë të qenve antidrogë si dhe të pajisjeve e mjeteve të tjera antieksploziv. Drejtori i Policisë së Migracionit dhe Kufirit në portin e Durrësit, Naim Manuka, ka pohuar se “janë marrë të gjitha masat që nga kualifikimi i punonjësve deri tek gatishmëria e sporteleve”. Brenda në sallën e përpunimit të udhëtarëve janë vendosur katër kabina me dy punonjës që shërbejnë njëherësh për 8 qytetarë, kurse në pjesën e parme të godinës që të dërgon drejt pikës së vulosjes së pasaportës gjenden dy skanerë. Njëra prej tyre do të shërbejë për bagazhe si çanta e valixhe të mëdha, kurse tjetra e cila është më e vogël, do të kontrollojë çantat e dorës. “Çdo qytetarë që hyn e del në terminalin e trageteve do të kalojë në mënyrë të detyruar nën kontroll të aparaturave dhe pajisjeve elektronike”, është shprehur komisari i portit, i cili nuk ka përjashtuar nga ky kontroll më tepër së rutinë edhe efektivat e Policisë Kufitare dhe ata të sigurisë portuale. Emigrantët e parë që do të shënojnë edhe e fluksit pritet të nisin më 15 dhjetor për të vijuar për gati dy javë. Ndërkohë policisë do t’i duhet të përballojë edhe fluksin e dytë atë të fillimit të janarit 2009, kohë që përkon me përfundimin e pushimeve dimërore të emigrantëve tani në Perëndim. Edhe dega e doganës së Durrësit ka ecur paralel me masat e portit dhe të Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në pikën numër 4 të portit që njihet si skaji lindor dalës nga territori i portit janë vendosur efektivat e antidrogës, punonjësit e shërbimit të kontrollit të brendshëm si dhe ata të antikontrabandës. Që me fillimin e kësaj jave është dukur rritja e numrit të kontrolleve këtë herë me qentë antidrogë dhe pajisjet antieksploziv. Në ndryshim me periudhën e kaluar autoritetet portuale janë deklaruar se qytetari nuk do të qëndrojmë më gjatë se 10 minuta në pritje për të kaluar kontrollin, ndërkohë që në ditët me fluks të madh kohëzgjatja mund të shkojë deri në 20 minuta nga momenti i zbritjes nga trageti deri në daljen nga pika e kontrollit. Ndonëse nuk është folur me shifra, është pohuar se do të dyfishohet numri i agjentëve të policisë, pjesa më e madhe e të cilëve do të jenë me uniformë civile për të mos rënë në sy të udhëtarëve dhe turistëve.