Ekspozitë në Korçë, shkrimtarja Irena Vreto merr edhe penelin e piktores
Shkrimtarja, publicistja dhe gazetarja korçare Irena Vreto befason sërish me artin e saj, këtë duke kaluar çdo parashikim.
Vreto ka çelur ekspozitën e saj të parë në pikturë në ambientet e "Mësonjtores së Parë Shqipe" në qytetin e Korçës. Befasia ka shoqëruar miqtë dhe artistët e shumtë të qytetit të serenatave të cilët kanë asistuar në ceremoninë e hapjes së ekspozitës "Art '09".
Irena Vreto e njohur në publicistikë, por dhe një autore tërësisht ndryshe në letërsinë shqiptare, ka guxuar që me penelin e saj të sjellë piktura që kanë ngjallur mjaft kuriozitet dhe njëherësh javë vlerësuar nga specalistët e fushës.
Poezia e Vretos është derdhur bukur në telajo ku nëpërmjet ngjyrave, ka sjellë një tjetër formë të poezisë.
Ekspozita përmbante 30 punime të gjitha në vaj. Impresione të shfaqura nëpërmjet rrymave të ndryshme moderne kanë sjellë shqetësimin dhe botën e madhe të një poeteje.
Tematika dhe harmonia e ngjyrave si dhe stili tepër joshës kanë qënë të veçantat e kësaj ekspozite që vinte në ditëlindjen e Vretos. Ekspozita e cila do të qëndrojë për disa ditë e hapur u realizua nën kujdesin e prefektit të qarkut Korçë, Koço Bello.
Urimi i nxënësve të piktores ishte një buqetë e bukur mes kësaj ekspozite në këtë mot të ftohtë vjeshtor në qytetin juglindor, i njohur për artistët e tij të shumtë.