E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premiera e ‘Porgy and Bess’ shfaqet në TKOB

TIRANE- Premiera e operas së famshme ‘Porgy and Bess’ është shfaqur mbrëmjen e së shtunës në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ambasadori amerikan në Tiranë, Withers tha përpara nisjes së shfaqjes se ajo i dedikohet gazetarit të famshëm amerikan Daniel Perl, vrarë 8 vjet më parë në Pakistan.
Është hera e tretë, tha Withers që zhvillohet një bashkëpunim i tillë si një bashkëpunim i Ambasadës Amerikane me Teatrin e Operas, por opera “Porgy and Bess” është më ambiciozi për shkak se vihet në skenë një kryevepër botërore.
Artistët që u ngjitën në skenë sollën jetën e afrikano-amerikanëve të viteve viteve 30 për të cilët flet në veprën e tij autori Xhorxh Gershuin.
Në vendin ku zhvillohet historia mbizotëron varfëria, droga dhe dhuna, por aty shpalosen tema të gjithanshme sic është shpresa dhe dashuria e përjetshme. Është pikërisht kjo arsyeja pse vepra i ka rezistuar kohës , sepse sjell tema universale.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›