E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali teatror i të rinjve, tashmë i kthyer në traditë

TIRANE- I kthyer tashmë në një traditë, festivali teatror i të rinjve do të zhvillojë edicionin e pestë këtë vjeshtë me fituesit e saposhpallur nga Teatri Kombëtar. Nga 9 projekte të paraqitura, 6 prej tyre janë cilësuar nga juria si fitues e që do të gëzojnë të drejtën të ngjiten në skenën e teatrit përmes një fondi prej 5.5 milion lekësh të reja.
Regjizorët e rinj kanë zgjedhur pjesë nga autorë të fuqishëm që Pirandelo, Lorka apo Samuel Beket por juria ka treguar vëmendje edhe ndaj dramës e komedisë shqipe.
Këtë fundjavë do të ngjitet në skenë drama “Banorët e shkallës 5” me regji të Sonila Kapedanit.
Tashmë festivali teatror i të rinjve është kthyer jo vetëm në traditë, por edhe në një mundësi të mirë të regjizorëve të rinj për të treguar talentin dhe formimin e tyre përmes një projekti të vetëm teatror. Vitin e kaluar fitues i festivalit si regjisori me i mirë u shpall Erion Hinaj me pjesën “Kamerieri memec” nga Harold Pinter.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›