E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë për anijet në Port

• DURRES - Anije të nisura me urdhër të Musolinit, Stalinit, Mao Ce Dun-it, etj.,

diktatorë të lindjes dhe perëndimit, të cilat janë ankoruar në Durrës, tashmë do të dokumentohen në një ekspozitë të veçantë në portin më të madh të Shqipërisë. Autoriteti Portual i Durrësit, në plan-biznesin e vitit 2008 në zërin "Investime", ka planifikuar rikonstruksionin e godinës së Kinoklubit, e cila më pas do të bëhet qendra historike e portit. Ajo do t'i shërbejë qytetarëve të Durrësit dhe vizitorëve të huaj, duke shtuar në këtë mënyrë axhendën e guidës turistike. Ky projekt synohet të zbatohet në dy pjesë të ndryshme kohore. Në fazën e parë, e cila do të zgjasë tre muaj, do të grumbullohet materiali historik, si dokumente, fotografi dhe intervista. Ndërsa gjatë fazës së dytë, e cila gjithashtu do të zgjasë tre muaj, do të klasifikohet përfundimi i të dhënave në një "data-base" të veçantë. Gjatë viteve të diktaturës komuniste tregtia zhvillohej vetëm me lindjen, fillimisht me ish-BRSS-në e më pas me Kinën deri në vitin 1992. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›