Rrezikon shembjen Obelisku i Kosovës
• Obelisku që do të përkujtojë krizën e Kosovës të vitit 1999 është në krizë për vete.
KUKES / JONUZ HALLAÇI
Mbarimi i tij i ngjan kalasë së Rozafës në lashtësi. Ka mëse 7 vite që punimet për bërjen e tij kanë nisur dhe ende nuk dihet se kur objekti, që përkujton krizën dhe pritjen e mbi 500 mijë kosovarëve të dëbuar nga lufta në qytetin e Kukësit do të përfundojë ndonjëherë. Ka qenë një shoqatë me qendër në Mitrovicë "Eksod 99", që pati marrë përsipër përfundimin e obeliskut duke siguruar nga asosacioni i komunave të Kosovës, një fond me 80 mijë euro. Punimet kanë nisur dhe janë ndërprerë disa herë për mungesë fondesh, ndërkohë që shoqata në fjalë tashmë është zhdukur dhe obelisku ka ngecur në një pikë kritike sa që ngjan me një bunker të madh të braktisur. Bashkia e Kukësit prej kohësh kishte siguruar lejen e ndërtimit, tokën dhe lehtësirat e tjera, por korrektësia në palën e Kosovës ka lënë për të dëshiruar dhe janë shkelur 7 herë afatet e përfundimit të tij. Madje është ndërhyrë edhe në projekt duke zmadhuar përmasat që kërkonin natyrisht dhe para më shumë. Ideja është e skulptorit nga Kosova, Xhavit Lokaj që simbolizon një kullë tipikë kuksiane, me dyer të hapura për vëllezërit nga Kosova. Në fakt, aty në sheshin ku dyndeshin të dëbuarit nga lufta ishte parashikuar dhe ngritja e një kompleksi muzeal për të përkujtuar ato ngjarje të mëdha të historisë së shqiptarëve dhe mbijetesës së tyre në vitin 1999, por dalëngadalë pesha historike e saj është zbehur dhe madje në vitet e fundit është ndalur dhe marshi i emërtuar nga viti, siç ishte më i fundit, marshi 2005 në pritje të mbarimit të obeliskut që do të ishte një vend pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët. Marshi bëhej ashtu si në vitin 1999 dhe niste nga Mitrovica në Xëhrxë e më pas në Kukës, ku karvanit gjigant i bashkëngjiteshin mijëra të dëbuar të tjerë nga Kosova për të mbërritur në Kukës. Kjo përkujtimore u mbajt për tre vite dhe më pas u sfumua.
Aktualisht Bashkia e Kukësit po ndjek rrugën ligjore dhe ka relatuar në Kosovë për gjendjen e obeliskut por ende përgjigjet nga andej mungojnë. Kryebashkiaku Hasan Halili thotë se, kjo vepër ka peshë të madhe historike dhe duhet përfunduar, por Bashkia e Kukësit ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj ndërkohë që ndërtuesit e saj kanë humbur. "Jemi në përpjekje për të gjetur fondet që i kanë premtuar komunat e Kosovës, ndryshe duhet riparë pozicioni i këtij obelisku i mbetur përgjysmë, për të mos shkuar tek ajo, që askush nuk e dëshiron: Të merret dhe masa për prishje e tij, pasi është në një gjendje aspak të mirë", pohon Halili.
80 mije
euro ishte shuma e financuar për të ngritur obeliskun në përkujtim të eksodit, 9 vjet më parë në qendër të Kukësit, por dhe pse po afron përvjetori memoriali ka mbetur në gjysmë
500 mije
kosovarë mbërritën në Kukës pas masakrës së serbëve, e cila çoi në fillimin e bombardimeve të NATO-s. Eksodi u përballua nga gatishmëria e qytetarëve dhe pushtetit vendor