Festivali i Këngës, “live” në përvjetorin e 50-të
24/12/2010 Është çelur dje Festivali i 49-të i Këngës në Radio-Televizion. Çdo natë, dje dhe sot, në Pallatin e Kongreseve prezantohen 16 krijime nga këngëtarë “big” dhe 3 “të rinj”. Në finale shkojnë 18 këngë, 16 nga “bigët” dhe 2 nga “të rinjtë”.
Kanë qenë emra si: Dorian Nini, Selami Kolonja, Edmond Mancaku, Miriam Cani&Alban Skënderaj, Orges Toçe, Klajdi Musabelliu, Dorina Garuci, Marsida Saraçi, apo Jetmir Barbullushi, Sokol Marsi, Valentin Veizi, Dritan Çaushi, Lambert Jorganxhi, Gent Myftaraj etj., kantautorët dhe krijuesit që u prezantuan në të parën natë të festivalit.
Sikurse në më të shumtën e rasteve, ajo që bie në sy, është se shumica e këngëve të realizuara i kushtohen dashurisë dhe vuajtjeve të saj.
Mjafton të përmendim këngët e Klajdi Musabelliut, “Vetëm ti”, e shkruar nga Zhuliana Jorganxhi, këngën e Gjergj Jorgaqit- “Dikur besoja”, e tipit rrok alternativ të kënduar nga Ardita Tusha, “Mirëmbrëma engjëlli im” kënduar nga Dorina Garuci etj.
Këtë vit, Festivali i Këngës shënon vitin e tij të 50-të dhe është menduar që i festivali dhe interpretimi i orkestrës të jetë “live”, megjithatë deri në atë pikë që e lejojnë kushtet teknike…
Drejtor i orkestrës është Jetmir Barbullushi, ndërsa drejtori artistik i festivalit, një emër i lidhur për vite të tëra me të, edhe pse në pozicionime të ndryshme, Edmond Zhulali.
Prezantimi i spektaklit bëhet nga këngëtarja Jonida Maliqi, aktorja Mirela Naska dhe tenori Josif Gjipali, ndërsa autorët e skenarit të këtij festivali janë Zefina Hasani dhe Iva Tiço. I ftuar në festival është grupi i rrokut që vjen nga Turqia, “maNnga”, fitues i vendit të dytë në Eurosong me “We could be the same”.
Regjia e këtij edicioni të Festivalit është marrë në dorë nga Bojken Lako, sipas të cilit, “ky nuk është festival i ekzibicioneve”. Skenografia është realizuar nga Bashkim Zahaj, kurse ndriçimi lidhet me emrin e Lulëzim Tufës.
Për vlerësimin e këngëve pjesëmarrëse janë ngritur dy juri, çdo njëra prej së cilës vlerëson në mënyrë të pavarur. Juria qendrore me 7 anëtarë, çon në finale 16 këngëtarë me përvojë. Juria me 5 anëtarë, zgjedh 2 nga 6 këngëtarë të rinj që marrin pjesë për herë të parë në festival. Në finale shkojnë 18 këngë.
Imazhi shqiptar në festival ndërkombëtar
“Kombi shqiptar- Imazhi im” është festivali i 5-të ndërkombëtar që mbahet sot në sallën “Tefta Tashko” të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Organizuar nga forumi “Imazh& Media”, në bashkëpunim me MTKRS, programi përfshin simpoziumin shkencor me temë “Imazhi shqiptar dhe identiteti Kombëtar, sfidë në globalizëm”, spotet e forumit, himnin, videoklipe, dokumentar, si dhe një koncert me muzikë dhome, kompleksi i harqeve si dhe “ Vallen e shqipeve me mjeshtrin Rexhep
Çeliku, baletin sportiv të fëmijëve etj. Në fund të aktivitetit do të ndahen edhe çmimet vjetore “Imazhi shqiptar”.
Ndërkohë po sot Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë kulturore dhe të studimit të artit, organizojnë simpoziumin shkencor “Klasifikimi dhe dixhitalizimi i prozës dhe i poezisë popullore shqiptare”.