E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozohen ne Muzeun Kombetar 7 projektet per Tiranen

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka marrë pjesë në ekspozimin e 7 projekteve në Muzeun Historik Kombëtar, për Bulevardin dhe Lumin e Tiranës, që sipas tij do të jenë gjeneratorë të zhvillimit ekonomik të Tiranës, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe nxitjen punësimit, kryesisht të të rinjve. Ai tha se të gjithë qytetarët do të mund të shohin këto projekte , ku me ndihmën e specialistëve të Urbanistikës do t’u jaepet përgjigje pyetjeve të tyre, ndërsa nëpërmjet një formulari ata mund të bëjnë sugjerimet, shpjegimet dhe pyetjet e tyre, të cilat do të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes finale.
“Sot 7 modelet ndodhen të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar dhe të gjithë qyterarët mund të vijnë t’i shohin. Ata do kenë ndihmën e specialistëve të Urbanistikës për pyetjet që mund të kenë dhe nëpërmjet një formulari të bëjnë sugjerimet, shpjegimet dhe pyetjet e tyre që do jetë pjesë e rendësishme e vendimmarrjes finale”-theksoi Basha
Ky projekt, sipas kryebashkiakut do përmirësojë cilësinë e jetës, me hapësira të gjelbra hapësira shplodhëse, hapësira ujore dhe do te jenë gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe i punësimit të qyteraëve të Tiranës dhe në veçanti të të rinjve.
Basha theksoi se javës tjetër nëpërmjet tureve të organizuar nga Bashkia do t’u jepet shpjegim grupeve të interesit.
“Javës tjetër nëpërmjet tureve do japim shpjegime të veçanta për grupe të veçanta të interesit, për median. Kalendari i ngjeshur i tureve të organizuara nga Bashkia ka në fokus arkitektët, urbanistët dhe studentë të arkitekturës”-shtoi kryebashkiaku.
Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës për të vizituar këto projekte dhe të bëhen pjesë aktive e këtij procesi.
“I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që në fundjavë dhe kur të kenë kohë të jenë të pranishëm dhe të vizitojnë këto projekte dhe të marrin pjesë aktive në këtë proces, i cili do t’i hapë rrugë vendimmarrjes për Bulevardin e ri dhe Lumin e Tiranës”-përfundoi Basha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›