Tirane sekuestrohen 2 kg kokaine

Skuadra e Antidrogës dhe ajo e operacioneve speciale e policisë së Tiranës sekuestrojnë në një operacion Blitz 2 kilogramë kokainë të pastër.
Operacioni nisi në rrugën Riza Cerova në kryeqytet pranë shkollës së Kuqe, ku në një banesë u sekuestrua lënda narkotike.
Policia arrestoi dy personat që u gjendën në banesë, ndërsa operacioni vijoi me shoqërime dhe kontrolle në disa lagje të Tiranës. Burimet policore u treguan të rezervuara në dhënien e informacioneve për faktin se operacioni do të vijonte me kontrolle dhe shoqërime edhe në orët e pasdites.
Lënda narkotike besohet të jetë pjesë që u hiqet sasive që trafikohen tranzit nëpërmjet Shqipërisë apo Kosovës për t’ju shitur përdoruesve VIP në Tiranë.
Ky është operacioni i tretë i skuadrës së antidrogës së Tiranës në 5 javët e fundit, ku kapen sasi e konsiderueshme dhe goditen grupe të mirëfillta kriminale në fushën e narkotikëve, njëri prej të cilëve dhe pjese një hetimi të përbashkët me drejtësinë italiane.