E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Gruevski i propozon Greqisë emër për Maqedoninë

ATHINE- Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, dhe ai i Greqisë, Lukas Papadhimos, kanë rënë dakort që zgjidhja për kontestin e emrit të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Të paktën kështu bëhet e ditur nga mediat greke e ato kosovare.

Ky është vendim i prerë i Gruevskit, i cili citohet t’i ketë dhënë një ultimatum Papadhimos, “ose pranoje ose nuk ka më negociata”.

Sipas gazetës Kapital, Gruevski i ka lënë Papadhimos vetëm dy javë kohë që të mendojë për emrin e propozuar nga pala maqedonase, “Republika e Maqedonisë së Veriut”,

Mediat greke kanë shkruar se pas takimit me Gruevskin, Papadhimos ka pasur takim njëorësh me ish-kryeministrin Papandreu, ku sipas të gjitha gjasave është biseduar edhe për çështjen e emrit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›