E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozohet xhenxhefili gjigant

Vepra monumentale qe paraqet nnje gjethe gjigante xhenxhefili e realizuar nga dy artiste zvicerane kurorezohet sot me hapjen e ekspozites Monument Ginger Society Tirana. Te njejtin emer mban projekti i konceptuar nga Klara Schiller dhe Valerian Maly dy artistet e pare pjesemarres ne programin Artiste ne Rezidence.

Schiller dhe Maly filluan te punojne ne Tirane prej 15 prillit. Monument Ginger Society Tirana konsiston ne ndertimin e nje skulpture monumentale jo hierarkike qe si synim kryesor kishte krijimin e nje hapesire per debat dhe shkembim mendimesh mbi shoqerine artin filozofine politiken etj..

shte ironi Skulptures i jepet nje madhesi e ekzagjeruar por edhe nga materiali i perdorur eshte i lire dhe i thjesht dru dhe gazeta.

Xhenxhefili eshte nje forme e zgjedhur jo rastesisht nga Schiller dhe Maly. Ne fushen e botanikes konsiderohet si nje bime rizomatike e cila rritet nen toke ne nje menyre te crregullt dhe pa nje strukture te caktuar.

Ne filozofi Rizoma eshte nje koncept i zhvilluar nga filozofet franceze te gjysmes se dyte te shekullit XX Gilles Deleuze dhe Flix Guattari te cilet e marrin per shembull Rizomen ne kete rast Xhenxhefilin si nje metafore per nje model qind per qind jo hierarkik.

Gjate 4 javeve ne ambientet e Qendres Sociale ne Tirane dy artistet punuan ne shoqerine e studente te Akademise se Arteve si dhe universiteteve te tjera njerez te thjeshte dhe aktiviste nga Qendra Sociale dhe Gazeta Gazeta te cilet u bene pjese e grupit te realizimit te skulptures.

Monumenti ekspozohet sonte ora 19.00 deri me 20 maj ne ambientet e Qendres Sociale ne Rrugen Hoxha Tahsin.

Schilliger dhe Maly angazhohen nga Tirana Art Lab Qender per Artin Bashkekohor ne kuadrin e Rezidences Artistike per projektin Monument Ginger Society Tirana projekt i mbeshtetur nga Prohelvetia.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›