Ekstaza e pushtetit dhe seks-skandali i Pangos
Nga Xheladin ÇLEMETA
Si jo pak njerëz në këtë vend, jam i prirur të besoj se shqiptarët nuk janë befasuar kushedi se çfarë, teksa kanë parë në televizion sekuencat "live" me aventurën rozë, gjithë pasione dashurore të tipit hollivudian të ministrit të Kulturës, ku ai i kërkon seks një vajze në këmbim të një vendi pune në një panair ndërkombëtar. Jo se një gjë të tillë e kanë ditur më parë. Dhe jo se mendojnë se një gjë e tillë është inskenuar qëllimshëm. Jo, as njëra dhe as tjetra ska ndodhur. Shqiptarët janë aq të mençur sa të besojnë atë që është e vërtetë realisht; pra atë që ndodh në Shqipëri lidhur me konceptimin e pushtetit si një potencë e të zgjedhurit; si një skeptër që ta beson populli për ta ushtruar me ndershmëri, seriozitet e devotshmëri, dhe jo të abuzosh me të. Të ndjeshëm ndaj faktit se si sillen pushtetarët tanë me pushtetin, ngushëllimi i vetëm i shqiptarëve në këtë rast; me siguri që ka qenë vendimi i menjëhershëm i Kryeministrit Berisha për ta shkarkuar në çast Pangon, ministrin-monstër, pas këtij skandali të turpshëm seksual. E papranueshme për moralin dhe standardet e qeverisë që unë drejtoj; kjo ishte përgjigja e rrufeshme e kreut të Qeverisë; vetëm disa minuta pas shfaqjes së pamjeve të skandalit seksual dhënë në televizion. Në fakt, sjellja prej rrugaçi ordiner e ish- ministrit të Kulturës, përcjellja direkt përmes ekranit e pamjeve që paraqesin qartë detajet e këtij rasti të pështirë e abuzues; është e pakrahasueshme në llojin e vet në radhën e skandaleve që kanë demonstruar disa nga pushtetarët tanë nëpër qeveritë respektive që kanë drejtuar vendin në këto vite tranzicioni. Rasti i sek-skandalit të Pangos është unikal në llojin e vet edhe për vetë faktin se ai rrëfen ndërkohë anën më të keqe të metamorfozës së pushtetit; të njeriut që ngjitet lart nga vota që i besojnë e zgjedhësit e tij poshtë. Dhe ironia ska si bëhet më tallëse për rastin në fjalë; përderisa vetë profesori Pango është i fushës së psikologjisë e psikanalizës(!!). Vetë ai na është mbajtur si apogjeu i psikologjisë shqiptare Nejse. Gjithkush që do të shtojë diçka më tepër me komentin e tij për këtë skandal të radhës në rreshtat e zyrtarëve të kabinetit Berisha e di fare mirë se gjithsesi, Shqipëria do të futet në NATO më 4 prill 2009. Gjithashtu Shqipëria do të vijojë të progresojë edhe për aderimin në BE. Nga ky kontekst dua të them se gjithsesi, seks-skandali pervers i Pangos, tragjedia e Gërdecit, përfolja për abuzim me fondet e rrugës Durrës-Kukës, apo deri dhe zdërhallja tip striptizë-mashkullore e një zyrtari të Shëndetësisë gjatë një mbrëmjeje (e pretenduar si private), pak kohë më parë, ashtu të lidhura bashkë me njëra-tjetrën në këto katër vjet, faktikisht kanë cënuar rëndë atë për të cilën janë lëvduar (mendoj, me pa të drejtë) zëdhënësit e ekipit të Berishës: Performancën qeverisëse. Pikërisht kjo kërkesë gati strikte e Berishës në kabinetin e tij, tani thuajse është vithisur plotësisht ose, më së paku është vënë në një pikëpyetje të madhe. E kjo, pra ka ndodhur pikërisht tani, teksa jemi afro 100 ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që duhej të ndodhte e kundërta. "Çudia zgjat vetëm tre ditë, thotë një fjalë e urtë. Po këtu tek ne kjo aksiomë duket sikur nuk ka vend. Efekti i përshtatjes me lajmin e keqen këtu zgjat jo më shumë se3 orë. Ndoshta, nga që njerëzit janë mësuar me të keqen. Shqiptarët, si dhe në jo pak raste të tjera, edhe në këtë rast e dëgjuan atë që ngjau, e panë; ca u gajasën e ca u vrerosën, ca bënë romuze e krijuan bejte me histori zbavitëse të tipit ala pango, e ca të tjerë u merakosën gjer në palcë për batakun ku ka rënë ministria jonë e Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sporteve; por të tërë besoj të kenë qenë në një sintoni vale. Të tërë edhe sot e gjithë ditën vrasin mendjen: Me çfarë kutie duhet ti matim gjërat në këtë vend; si duhet të veprojmë ne, njerëzit e komunitetit, me ata që zgjedhim për të na drejtuar, atje nëpër postet e larta shtetërore. Përveç mekanizmit të votës; çfarë dreqin tjetër duhet të përdorim për të kontrolluar edhe më mirë ata, të cilëve iu japim skeptrin e pushtetit!? Si të mund ta shpërndajmë këtë kontroll edhe nëpër nivele të tjera të administratës shtetërore për të cilën paguajnë taksapaguesit shqiptarë? Kështu, pra, të mbetur keq në mes të kësaj dileme stresuese, shqiptarët besoj se urojnë që, më së paku, rasti pango të jetë i izoluar, që ai vetë, pra Pango, si një i sëmurë seksoman të shkojë tek mjeku. Të verë nën kontroll veten e tij dhe të mjekohet. Të marrë ilaçe. Të paktën pas kësaj që ngjau; të themi se një njeri i mjerë si Pango, një ministër kulture i stërmunduar nga puna e rëndë e gjithë sakrilegje atje në MKRS, i stërlodhur nga ec-e-jaket nëpër Botë, i shqetësuar në maksimum për hallet e Shqipërisë, për kulturën, turizmin, rininë dhe sportet e saj, u godit befas gjatë një mbrëmjeje nga një krizë seksuale e momentit. I ziu ministër, çfarë duhet të ketë hequr në gjithë këto katër vjet në krye të kësaj ministrie, të cilën ai vetë e cilësonte si me shumë halle e probleme!!!. Sa e mundimshme të vuash për katër vjet rresht nën efektin e ekstazës së pushtetit (!!!).
Last Updated on Saturday, 07 March 2009 10:46