Mbroni shpellarin, Spiro Duni: Veprën dua të mbaj në repertorin tim si aktor

Monodrama e autorit amerikanit Rob Becker tre net në skenën e Teatrit Kombëtar
Mbroni shpellarin është monodrama që do të ngjitet sonte në mbrëmje në skenë e Teatrit Kombëtar. Pjesa do të interpretohet nga Spiro Duni, i cili njihet dhe si regjisor në aktivitetin e tij artistik. Monodrama Mbroni shpellarin (Defending the Caveman), mban autorësinë e amerikanit Rob Becker. Në këtë pjesë Spiro Duni interpreton së bashku me aktorin Gent Rushi. Monodrama Mbroni shpellarin është një pjesë humoristike, e cila mundohet të eksplorojë dhe shpjegojë diferencën midis burrit dhe gruas dhe se si kjo qenie ndryshe na bën të keqkuptojmë njeri-tjetrin. Mbroni shpellarin është shfaqur për herë të parë në Amerikë në vitin 1991 dhe atë tashmë e kanë parë mbi pesë milion njerëz, në më tepër se 20 vende të botës në 15 gjuhë të ndryshme. Është një monodramë për marrëdhëniet që ekzistojnë mes burrit dhe gruas. Mesazhi është që mes gjithë diferencave që ekzistojnë, duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin për të komunikuar, u shpreh aktori dhe regjisori Spiro Duni. Më tej ai shton se kishte vite që e njihte pjesën dhe ishte vepra e dytë që vendoste në skenë me kompaninë e tij teatrore PO. Kam vite që e njoh si vepër. Është hera e dytë që vë një pjesë me kompaninë time PO. Veprën e kam zgjedhur sepse më pëlqejnë veprat anglo-saksone. Këtë vepër dua ta mbaj në repertorin tim si aktor, tregon ai për monodramën, e cila do të ngjitet tre net me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar. Mbroni shpellarin është një përzierje e komedisë, letërsisë dhe terapisë psikologjike që përpiqet të zgjidhë luftën midis sekseve. Pjesa anon më shumë nga ana e grave, por njëkohësisht nuk e humbet simpatinë ndaj pjesës mashkullore. Komedia është shkruar në vitin 2000 dhe që prej asaj kohe është vënë në shumë skena të botës nga teatrit amerikan Mogul. Aktori dhe në këtë rast autori, Becker e përcakton veprën si një vend që tregon se edhe meshkujt kanë emocione, por i shprehin ndryshe. Skenografia dhe kostumet e pjesës janë realizuar nga Fatbardh Marku, i cili ka bërë disa bashkëpunime me regjisorin dhe aktorin Duni. Ndërkohë që regjisori dhe aktori Spiro Duni ka një aktivitet të ngjeshur artistik. Vetëm disa kohë më parë regjisori ai ngjiti në skenën e Teatrit Kombëtar premierën Fishkëllimë në errësirë. Kjo dramë irlandeze e autorit Tom Merfi është ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1961 dhe vazhdon deri sot të ketë sukses të padiskutueshëm në shumë skena të botës, gjë e cila u vërtetua dhe në skenën shqiptare. Motivi i kësaj vepre ishte problemi i madh i dhunës brenda familjes dhe plagët e emigracionit. Dhuna është tematika kryesore e veprës, një pjesë realiste që shkon deri në natyralitet. Dy probleme që në ditët tonë janë më aktualet edhe për Shqipërinë post komuniste, madje më aktuale sa edhe për vetë Irlandën, atdheun e autorit. Në skenë vepra u interpretua nga emra të njohur si Reshat Arbana, Bujar Asqeriu, Naum Shundi, Anila Bisha, etj. Pjesa teatrore përcolli ritëm të lartë, dramacitet dhe elegancë skenike në gjithë idetë e këtij autori të madh. U nënvizua gjithashtu, mënyra sesi një familje funksionon në opinionin shoqëror dhe si funksionon brenda mureve të shtëpisë. Zhvillimi i konfliktit është një simetri e përkryer dhe siguron natyrshëm katarsisin e parashikuar dhe tragjedi. Spiro Duni është i njohur nga publiku dhe në disa interpretime të tij në filma artistikë. Ai ka interpretuar në filmat: Treni niset më shtatë pa pesë - (1988) .... Adi, Gurët e shtëpisë sime - (1985), Apasionata - (1983) dhe Në çdo stinë - (1980). Ndërkohë që për tre net me radhë ai do të vijë para publikut me një monodramë.