Fenomeni Pango, apo imoraliteti i maskuar i shoqërisë drejtuese shqiptare pas 91
Nga Pirro PRIFTI*
Nuk është fjala për emra të përveçëm, të cilët të shkruar në një artikull ose shkrim si ky do të kënaqnin disa puthadorë e servilë të politikës shqiptare që mezi presin raste të tilla si për ti përfolur ashtu dhe për tu zënë vendin të tjerëve (të ngjashëm si ata), duke tjerrur rrjeta të qëllimshme merimange individëve të tjerë në të ardhmen, e as është ideja e këtij shkrimi që të shahet qeveria siç bëjnë rëndom disa individë opozitarë (me poste drejtuese qysh kur nuk mbahen mënd) të cilët e kanë zakon të flasin si Luigji i XIV me përemrin jo "unë" por "ne", e për të treguar që "kështu mendon partia e tyre e privatizuar" kur zbulojnë qoftë dhe një fakt negativ të qeverisjes; por këtu është fjala për një fenomen që sa vjen e po rritet e po malinjizon shoqërinë shqiptare e që vjen nga disa individë të pushtetshëm apo individë të pasuruar shumë shpejt, dhe siç e ka zhvillimin e fshehtë tumori malinj, ashtu dhe në shoqërinë shqiptare është duke u përhapur një valë imoraliteti (dhe amoraliteti) shkaqet e të cilit mund ti shpjegojmë më poshtë.
Dihet se sistemi post komunist apo kalimi nga një diktaturë në demokraci krahas anëve pozitive ka dhe një rritje të disa fenomeneve negative si të llojit të korrupsionit e mitmarrjes (pjesë të amoralitetit të një pjesë të njerëzve të veshur me pushtet e me para), ashtu dhe të rritjes së imoralitetit (kësaj plage sociale tashmë) e cila ka ardhur si rrjedhojë e futjes në drejtim të individë pa standarde morale dhe etike por dhe në sistemin e biznesit të madh privat, ku fenomeni mund të jetë dhe më skandaloz).
Nuk është për tu habitur që, qofshin të varfër që dëshirojnë të bëhen të pasur, apo qofshin të pasur që sdinë ku ta harxhojnë pasurinë e tyre, e duke mos pasur apo duke mos i respektuar me qëllim normat morale dhe etike (të sanksionuara qoftë në ligje qoftë në traditën e mirë shqiptare të familjes,) përdorin imoralitetin si mjet për tu zbavitur (këta të fundit) ose për t'u pasuruar (ata të parët, pra të varfrit).
Ky fenomen gjithmonë e në rritje në shoqërinë shqiptare post-komuniste që ka lëshuar rrënjë e po malinjizohet sidomos tek kontingjentet e individëve që pasurohen shpejt, ose tek individët që marrin poste drejtuese të pamerituara (siç e thamë më lart), ose tek individë që kanë arsim të lartë por që nuk kanë kulturën përkatëse (kryesisht që vijnë nga zona rurale, por ka dhe në qytete të mëdha ose siç quhen vendalinj "paksa den" e jo "den babaden"), nuk i importuar vetëm nga vendet perëndimore siç thuhet rëndom për të justifikuar veten disa apologjetë të imoralitetit( kujtoni fenomenet negative të importuara nga perëndimi p.sh, si droga dhe trafiku i mishit të bardhë), - por ky fenomen ka qenë në raste sporadike e të dokumentuara edhe në sistemin diktatorial në Shqipëri pavarësisht nga rastet e pakta të njohura për shkak të informacionit të kufizuar të asaj kohe por dhe për shkak të rregullave të rrepta të vendosura në atë kohë për këto probleme.
Përveç rasteve të mësipërme që shkaktojnë imoralitet ekzistojnë dhe individë të veçantë perverse, kurvarë dhe imoralë të cilët për shkaqe hormonale dhe të moshës janë të tillë.
Duhet kujtuar gjithashtu që rendja pas pasurimit dhe pas pushtetit bën disa njerëz të veçantë të prirur për të keqen e për përversitete nga të më të ndryshmet të zbatojnë parullën "qëllimi justifikon mjetin", por shkaqet që këta individë cedojnë në përgjithësi janë: ose janë rritur nga prindër të divorcuar apo njëri nga prindërit ka vdekur (pra mungesa e dashurisë së plotë prindërore), ose këta individë janë rritur në familje me konflikte të forta familjare (të çdo lloji, qofshin këto konflikte prindërore për shkak se njëri prind rri për shkaqe ekonomike larg familjes, ose konflikte për shkaqe banale si p.sh, njëri nga prindërit është pijanec, drogaxhi, ka dashnore, etj,etj), ose këta individë janë rritur nga familje pa parime morale (kryesisht në familje pa besim të qëndrueshëm fetar) të shëndosha, e pa edukatën përkatëse qytetare, (pra këta individë mund të kenë marrë arsim të lartë por nuk kanë kulturën përkatëse).
Këto shkaqe ekzistojnë më shumë në vendet e zhvilluara kapitaliste ku ashtu si dhe tek ne, për të fituar një jetesë më të mirë - harrojmë familjen, fëmijët, të afërmit duke i lënë këta të pambrojtur nga joshjet, e në tërësi nga mëkati i seksit jo-legal.
Prishja e familjes për shkak të shumë faktorëve disa nga të cilat i përmenda më sipër është një fenomen i rëndë në perëndim dhe në vendet që po zhvillohen me shpejtësi (ku dhe emigracioni krijon këtë malinjitet social) është në fakt një plagë e rëndë sociale sepse një familje e prishur krijon individë me komplekse dhe në shumë raste perversë seksuale. Për imoralitetin dhe në përgjithësi për moralin e njeriut është folur shumë por Patriarku Aleksej ka thënë një sentencë të mrekullueshme: Nëse do të injorojmë Normat Morale, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë Lirinë; e më tej: Nëse rregullat morale kapërcehen dhe deklarohen relative, do të minohej themeli i vetë kënd-vështrimit evropian të botës.
Rasti Pango i demaskuar nëpërmjet Fiks Fare tregon një shpërdorim pushteti,- e duhet dënuar, por nëse Pango ka dhe raste të tjera të shpërdorimit të pushtetit apo dhe të vetë miqësisë me femrat, atëherë do të kemi të bëjmë më një problem akoma më serioz, do të kemi të bëjmë me degjenerim moral të një qytetari për fat të keq. Por dhe rasti Pango e ka një shpjegim logjik i cili shpjegim duhet pasur parasysh në përzgjedhjen e individëve në drejtim. Është e domosdoshme që individët në drejtim duhet të përzgjidhen krahas kritereve zyrtare edhe me një kriter apo standard tjetër që rekomandohet dhe është ligj në botën perëndimore: individi apo individja drejtuese (qoftë legjislative, qoftë ekzekutive apo në qeverisjen vendore apo arsimore) duhet të jetë i martuar e pa probleme familjare dhe kjo duhet të jetë kriteri detyrueshëm për individin e përzgjedhur. E them këtë sepse në shumicën dërrmuese të rasteve qoftë me statistikë e qoftë me informacion jo zyrtar, zullumet seksuale i bëjnë individët që zgjidhen ose emërohen si drejtues dhe janë ose të pa-martuar ose të martuar por me konflikte të rëndë familjare, megjithatë për rastin e fundit duhet pasur kujdes në përzgjedhje sepse jo çdo individ i martuar, por me konflikte familjare është i keq; prandaj këtu luan rol përzgjedhja partiake e kujdesshme apo përzgjedhja e kujdesshme nga shoqata apo institucione autonome ose të pavarura të këtyre individëve me probleme.
Një qeverisje serioze kërkon njerëz seriozë që të punojnë me përkushtim por dhe të jenë shembull moral dhe i Etikes të sanksionuar në ligjet shqiptare e të çdo vendi.
Nuk është e rastësishme që në SHBA një nga kriteret e përzgjedhjes së individëve që do të drejtojnë është dhe individi i martuar e me një familje të shëndoshë. Mund të shikoni sesa reaksion kanë pasur në SHBA zbulimi i jetës private (në të kaluarën e në të tashmen) të individëve të veshur me pushtet kur në jetët e tyre ka pasur skandale të tipit seksual apo të drogës apo të perversiteteve të tjera. Mund të shihet dhe në Shqipëri se sa të ndjeshëm ndaj Moralitetit janë shqiptarët që kanë kulturë , tradita familjare të shëndosha kur shohin individë të tillë si Pango që janë zgjedhur gabimisht sepse nuk është zbatuar kriteri i përzgjedhjes së një njeriu të martuar e me familje të shëndoshe. E çfarë do të thotë shoqëria shqiptare për këtë problem? Të tërë e dënojnë kryesisht si shpërdorim të pushtetit por rasti në fjalë ka të bëjë dhe më thellë: është përzgjedhur në drejtim një individ pa këtë kriter , gjë që çoi në këtë skandal imoraliteti.
Nga ana tjetër siç e thashë më lart është për t'u lavdëruar reagimi i Berishës qoftë si kryetar shteti, qoftë si familjar shembullor ndaj të cilit njerëzit në këtë aspekt kanë respekt të veçante.
Problemi është për të ardhmen.. Zgjedhjet e afërme janë një provim serioz i politikës shqiptare por dhe i elektoratit shqiptar i cili nuk duhet të votojë sy-mbyllurazi - individë të reklamuar nga parti të ndryshme qoftë dhe nga dy partitë më të mëdha, të cilët mund të propozojnë njerëz që ed