Procedim penal për prindërit e James

Të vdesësh në moshën 23-vjecare është tragjike, por ta zgjedhësh vetë këtë fat është më shumë se kaq.
Historia e sportistit të njohur Deniel James ka tronditur Anglinë pasi vetë protagonisti i kombëtares së regbit në ishull, ka vendosur t'i japë fund jetës me anë të eutanazisë.
Ai u shoqërua nga prindërit për të vdekur në një klinikë zvicerane me zgjedhjen e tij, për t'i dhënë fund vuajtjeve.
Dhe tani pas dëmit të pakthyeshëm ka ardhur dhe një procedim penal për prindërit e viktimës pas ndihmës për të vdekur.