Bushati: Qeveria dështoi me hapjen e vendeve të punës
Nënsekretari për programin e PS për punësimin Ervi Bushati tha se kryeministri Berisha ka dështuar me planin e tij për hapjen e vendeve të reja të punës. Bushati tha se qeveria nuk ka një rast të suksesshëm punësimi.
TIRANË - Partia Socialiste ka kritikuar sot politikat ekonomikë të qeverisë në lidhje me punësimin. Nënsekretari për programin e PS për Ervi Bushati tha se Berisha megjithëse premtoi mbi 200 mijë vende të reja pune, sot vetëm me pak se gjysma e shqiptareve është e punësuar.
“Pjesëmarrja në tregun e punës është tejet e ulët për gratë dhe të rinjtë, një e dhënë kjo e fundit mjaft kuptimplotë. Paaftësia për të krijuar vende pune, përveçse është burimi kryesor i pabarazive që përshkojnë shoqërinë shqiptare, është edhe një shpërdorim i jashtëzakonshëm makroekonomik, që dëmton rëndë mirëqenien e qytetarëve. Ky rreth vicioz shpjegon emigrimin e punonjësve më të kualifikuar, sepse shpresa për një punësim dinjitoz në vendin tënd sot nuk ekziston”, tha Bushati.
Ervi Bushati ka përfunduar duke thënë se sot qeveria nuk është e afte të na faktojë një rast të suksesshëm punësimi të konsiderueshëm që të ketë ardhur si meritë qeverisëse.
(a.s/Balkanweb)