Dita evropiane kundër trafikimit, ende punë për të bërë
Në ditën evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, por edhe shoqërisë civile kanë deklaruar se mbetet ende shumë për t’u bërë kundër këtij fenomeni në vendin tonë.
TIRANË - Në ditën evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, por edhe shoqërisë civile kanë deklaruar se mbetet ende shumë për t’u bërë kundër këtij fenomeni në vendin tonë. Kjo veçanërisht për sa i përket informimit dhe ofrimit të alternativave të ndryshme për të jetuar.
Në ditën evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Shqipëria rezulton një vend që ka ende shumë për të bërë kundër këtij fenomeni. Kjo kryesisht në drejtim të informimit të qytetarëve, veçanërisht të rinjve, si ofrimit të alternativave të ndryshme për të jetuar.
Numri dy i ministrisë së Brendshme Iva Zajmi ka deklaruar se në vendin tonë janë ngritur qendra për rehabilitimin e viktimave të trafikut, në të cilat ofrohet edhe asistencë. Por sipas saj, duhet bërë më shumë nga të gjitha institucionet në varësi të pushtetit qendror dhe vendor. Statistikat tregojnë se në të gjithë botën ka rreth 2 milionë gra të trafikuara, ndërkohë që numri i prostitutave vetëm në Evropë mendohet të jetë më shumë se 500 mijë.
(a.s/News24/Balkanweb)