Ekstradimi i Rrapos KiE Shqiperia injoroi Strasburgun
Ne nje reagim zyrtar te raporterit te Keshillit te Europes David Darchiashvili thuhet se eshte e e papranueshme mosmarrja ne konsiderate nga ana e Shqiperise se masave te detyrueshme ndermjetese te kerkuara nga Gjykata e Strasburgut. Sipas ketij reagimi Shqiperia injoroi masat e ndermjetme te Gjykates se Strasburgut per ekstradimin. Raporteri u shpreh me tej se Gjykata e Strasburgut theksoi se shtetasi Rrapo nuk duhej te ekstradohej pasi keshtu kishte vendosur Gjykata e Strasburgut duke e cilesuar me tej si nje cenim te autoritetit te kesaj gjykate. Raporteri i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes APKE David Darchiashvili deputet nga Gjeorgjia shprehu shqetesimin e thelle mbi vendimin e marre nga autoritetet shqiptare per ekstradimin e Almir Rrapos ne Shtetet e Bashkuara me 24 nentor 2010 duke injoruar keshtu masat e ndermjetme te kerkuara nga Gjykata e Strasburgut te cilat parashikonin qe aplikanti nuk duhej te ekstradohej ne SHBA. Z. Darchiashvili eshte raporteri per nenin 39 te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut thuhet ne reagimin zyrtar. Me tej raporteri theksoi se ne punimet e janarit te Asamblese do te mbahet nje qendrim denues ndaj Shqiperise per kete veprim ne kundershtim me normat ligjore te Gjykates se Strasburgut. Asambleja Parlamentare do te debatoje rreth kesaj ceshtjeje ne sesionin e janarit dhe sigurisht do te mbaje nje qendrim te qarte per te denuar fuqimisht mosrespektimin ne menyre te papranueshme te kerkesave te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut deklaroi Darchiashvili. Raporti i tij do te diskutohet bashkerisht me nje raport tjeter te komitetit per eshtjet Ligjore dhe te Drejtave te Njeriut mbi zbatimin e vendimeve te gjykates. Duke folur per kete rast ai u shpreh se eshte cenuar autoriteti i Gjykates se Strasburgut duke e cilesuar ekstradimin si te papranueshem. Shtetet anetare duhet te perputhen plotesisht me letren dhe frymen e masave detyruese sipas nenit 39. Te tilla praktika jane te papergjegjshme dhe cenojne autoritetin e Gjykates deklaroi ai. Raporti i KiE-s shtoi se ka edhe mjaft vende te tjera qe kane injoruar masat e propozuara nga Gjykata e Strasburgut duke e kthyer kete ceshtje ne nje shqetesim te madh per Keshillin e Europes. Ekstradimi i Almir Rrapos
Almir Rrapo ish-punonjes i Ministrise se Jashtme i arrestuar me 2 korrik te ketij viti u ekstradua nga Shqiperia ne drejtim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes mengjesin e dates 24 nentor 2010. Ekstradimi eshte kryer ne zbatim te vendimit te formes se prere te Gjykates se Apelit te Tiranes e cila me 1 nentor la ne fuqi vendimin e Gjykates se Faktit per ekstradimin e Almir Rrapos ne SHBA per akuzat e konspiracionit per vrasje konspiracionit per trafik droge pjesemarrjes ne organizate kriminale dhe grabitje e armembajtje pa leje. Para se te ekstradohej ne SHBA Gjykata e Strasburgut urdheroi qe vendimi i Apelit ne Tirane te mos zbatohej derisa te vendoste Gjykata e Larte. Mengjesin e 24 nentorit 2010 i shoqeruar nga tre agjente federale Rrapo fluturoi drejt SHBA me avionin transit Tirane-Viene-Nju Jork. Nje dite me pas Gjykata e Larte ne Tirane e shpalli ekstradimin te paligjshem dhe urdheroi rigjykimin e kerkeses se pales amerikane. Sipas prokurorise dhe Ministrise se Drejtesise para ekstradimit te Rrapos autoritetet amerikane garantuan se ish-zyrtari nuk do te denohej me vdekje ne Amerike.