E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nga Lushnja Protesta te pandalshme Berisha deshtoi

/ /

Protesta e opozites se bashkuar u ndal dje ne qytetin e Lushnjes. Gjate fjales se tij para qytetareve te ketij qyteti kryesocialisti tha se Berisha dhe qeveria e tij kane deshtuar ndersa protesta e opozites do te jete e pandalshme. Ka ardhur koha qe ne te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme. Prandaj ja ku po ju them se rruga e protestes eshte e pandalshme. Te gjithe e dime se Saliu nuk pranon te hape kutite sepse e di fare mire qe keto zgjedhje u vodhen. U vodhen me qellim qe te arrihej te pervetesoheshin me se miri pasurite dhe pronat publike ajo qe eshte e perbashket per te gjithe shqiptaret u shpreh Rama. Me tej kreu socialist u ndal tek alternativa e forces qe ai drejton si dhe tek ajo qe ofron koalicioni i majte. Partia Socialiste dhe e majta eshte padyshim alternativa me e mire per qytetaret. Ka ardhur koha te dashur qytetare qe shqiptaret tu kthehen zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ka ardhur koha qe te degjohet verdikti i popullit u shpreh Rama. Slogani i turit te ri te protestave te opozites eshte Berisha deshtoi transparence. Berisha deshtoi duhet te largohet tha Rama duke vazhduar se qeveria ka deshtuar ne te gjithe sektoret e ekonomise dhe jetes se vendit. Qeveria e sotme eshte nje deshtim. Saliu ka deshtuar ne ekonomi arsim shendetesi e kudo ku ka sherbim publik. Prandaj ne kemi vendosur te vijojme me kete tur protestash me qellim qe te sigurojme te ardhmen tone me transparence ka vijuar me tej Rama i cili shoqerohej nga aleatet e majte.
Nderkohe ne kete proteste e ka marre fjalen dhe kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela. Avokati i njohur eshte bere pjese e debatit boteror rreth skandaleve qe po publikohen ne Wikileaks. Se shpejti do te publikohen dokumentet e Wikileaks per Shqiperine dhe ju te dashur qytetare do ta merrni vesh po aq shpejt te verteten. Me kete rast Ngjela eshte ndalur edhe tek pronat duke thene se nese cenohet prona do te perballen me qytetare kush guxon te preke pronen do perballet me te njejten situate si ne Orikum pra me zerin e popullit ka vijuar Ngjela. Sipas te pranishmeve slogani Saliu deshtoi transparence eshte slogani me i ri me te cilin opozita e bashkuar do te permbledhe akuzen per keqmenaxhimin e vendit dhe deshtimin e qeverisjes si dhe kerkesen per transparencen e zgjedhjeve. m.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›