Keshilltaret franceze frike nga Sarkozi
Pozicioni qe eshte paraqitur ne ato mesazhe per Kinen le te kuptohet se arsyeja pse ajo mban aleance me Veriun eshte qe ti bashkoje te dy vendet dhe me pas te sundoje vete ne terma ekonomike dhe fuqie mbi to. Nje prej ketyre mesazheve referon se dy zyrtare kineze te nivelit te larte kane diskutuar me nje homolog ne Korene e Jugut se Kina e vlereson shume pak Korene e Veriut si nje aleat dhe se gadishulli duhet te vije nen kontrollin e Jugut per sa kohe qe ata do te ruajne aleance me
Kinen. Deklarata eshte bere nga nje zyrtar i larte koreanojugor emri i te cilit nuk permendet gjate nje dreke me ambasadorin amerikan atje. Sipas koreanojugorit homologet kineze i kishin thene se Koreja e Veriut ishte shkaterruar ekonomikisht dhe se do te shperbehej edhe politikisht brenda dy-tre viteve por analistet thone se parashikime te tilla jane bere edhe ne kohen e Kim il Sunit babait te Kim Jong Ilit.
Publikimi i mesazhit dhe jehona e tij ne media ka provokuar reagimin e menjehershem te Kines. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Kines Hong Lei u ka bere thirrje SHBA-ve qe ta trajtojne me kujdes ceshtjen e rrjedhjes se dokumenteve. Por Kina nuk adresoi asnje akuze qe lidhet me permbajtjen e mesazheve ku permendet vete ajo. Dhjetorin e kaluar ambasadori amerikan ndau nje anekdote me sekretaren e Shtetit Hilari Rodham Klinton kur kryetari i bashkise se Parisit ndezi kullen Eifel me dritat ne ngjyrat kombetare te Turqise per nje vizite nga kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ne prill 2009 ndihmesit e z. Sarkozi nje kundershtar i vendosur i hyrjes se Turqise ne Bashkimin Europian ndryshuan drejtimin e avionit presidencial ne menyre qe ai te mos e shihte kete. Kontaktet e Elizese kane raportuar perpjekjen e madhe qe ata kane bere per te shmangur mospajtimin me z. Sarkozi apo provokimin e pakenaqesise se tij thuhet ne nje mesazh te nenshkruar nga ambasadori Rivkin Charles. Kjo ishte pjese e nje sekreti te dokumenteve te marra nga Wikileaks. Pese vite korrespondence mes Parisit dhe Uashingtonit tregojne nje kthese spektakolare ne mes te nje prej cifteve me te komplikuara diplomatike te Perendimit. Z. Sarkozy i cili mori detyren ne maj 2007 u pershkrua edhe vitin e kaluar si presidenti me pro-amerikan francez qe prej Luftes se Dyte Boterore dhe nje force besimi per interesat e politikes se jashtme amerikane. Por mesazhet gjithashtu percjellin nje vleresim te nuancuar te udheheqesit francez si nje figure disi e crregullt me tendenca autoritare dhe nje deshire per ti vendosur politikat ne fluturim. Ne janar 2010 diplomatet amerikane shkruan per nje aleat te rendesishem ndonjehere shume te padurueshem per tu konsultuar me partneret vendimtare perpara se te kryente iniciativa si nje njeri qe favorizon samitet dhe kontaktet e drejtperdrejta mbi diplomacine tradicionale. Duke i shkruar znj. Klinton me 4 dhjetor 2009 z. Rivkin foli per nevojen per te kanalizuar propozimet impulsive te zotit Sarkozi ne drejtime konstruktive. Koncesionet per ceshtje te mprehta si Afganistani do te fitoheshin me mire nga vete Presidenti Obama sugjeroi ai.
Imponohet ikja e kryeprokurorit
Ambasada Amerikane ne Madrid referoi se gjykatesi i Pergjithshem Candido Conde Pumpido detyroi kryeprokurorin e Gjykates Kombetare ne Spanje Eduardo Fungairino qe te jape doreheqjen per keqmenaxhimin e rasteve te terrorizmit nen mbikeqyrjen e tij. Zevendesi i Fungairinos Jesus Santos do te marre detyren si kryeprokuror. Bisedat tregojne se Conde Pumpido e ka hequr Fungairino-n per shkak te kundershtimit te tij te forte per te nisur bisedimet me ETA-n.
Mijera dokumente ne dite
Julian Assange dhe bashkepunetoret e tij vendosen qe ta mbyllnin marrjen e informacioneve ne tetor pasi te dhenat qe kishin siguruar ishin shume dhe ata nuk kishin as mundesi ti lexonin nese do te vazhdonin me ate ritem. Dergimi i informacioneve po rritej me shpejtesi dhe gjate diteve te mbylljes se portalit dergoheshin mijera dokumente ne dite. Cilesia e disave prej tyre nuk ishte shume e mire dhe duhej nje pune e gjate perzgjedhese.
Sulm i ri mbi rrjetin Wikileaks
Organizatoret e Wikileaks kane informuar mediat se po pesojne nje sulm te ri hakeresh shume te fuqishem i cili synon demtimin e transmetimit te tyre. Jemi serish nen sulm. Aksesi ne sherbim na mohohet shkruajne ne Twitter anetaret e Wikileaks. Sipas tyre sulmi i ka kaluar 10 gigabajt ne sekonde. Goditja konsiderohet shume me e fuqishme se ajo qe pesuan te dielen kur u njoftua fillimi i shperndarjes se dokumenteve. Ekuadori ofron rezidence per Assange
Nje zyrtar i qeverise ne Ekuador ka ftuar themeluesin e Wikileaks qe te jetoje dhe te jape mesim ne vendin e tij pak dite pasi informacionet sekrete amerikane te dala nga faqja e tij shkaktuan turbullire ne te gjithe boten. Zv/ministri i Jashtem Kintto Lucas tha per mediat ne vendin e tij se Ekuadori ishte duke tentuar te vihej ne kontakt me shefin e Wikileaks Julian Assange per ta ftuar ate ne vendin e tij duke ia vleresuar punen si hetues. Ekuadori eshte pjese e nje blloku te majte te qeverive ne Ameriken e Jugut duke perfshire Venezuelen dhe Bolivine qe jane shume kritike ne lidhje me politiken e SHBA-se ne rajon. Ne po e ftojme ate te jape konferenca dhe nese ai deshiron ne i ofrojme shtetesi ekuadoriane tha Lucas ne nje interviste te publikuar dje ne gazeten lokale Hoy. Kosova dy here terthorazi
Kosova permendet dy here tangent ne dokumentet e fundit te publikuara nga Wikileaks. Se pari ne nje bisede mes ambasadorit amerikan ne Belgjike dhe kryeministrit te ketij vendi ku flitet per rritje te trupave ne Afganistan. Kjo rritje eshte arritur kunder nje sfondi burimesh ne renie te cilat kane kerkuar nje ristrukturim te plote te forcave te armatosura dhe terheqjen e trupave paqeruajtese ne Kosove dhe ne Liban. Dhe nje here tjeter si pjese e nje sulmi kunder administrates se Bill Klintonit nga nje ish-keshilltar i Xhorxh Bushit John Yoo i cili thote se kur behet fjale per perdorimin e ushtrise amerikane asnje president nuk ka gisht tregues me te shpejte sesa z. Klinton. Ai iu referua nderhyrjes ushtarake ne Afganistan Bosnje Kosove Maqedoni Ruande Somali dhe Sudan duke shtuar se ato u kane kushtuar miliarda taksapaguesve. Solana Diplomacia do te ndryshoje
Ish-shefi i politikes se jashtme dhe sigurise ne BE Havier Solana eshte shprehur se Wikileaks do te ndryshoje konceptin e diplomacise. Sipas tij perhapja e mijera dokumenteve sekrete do te krijoje me pak raporte te besueshme mes vendeve te ndryshme dhe kjo do te thote se metodat e diplomacise klasike do te ndryshojne. Diplomacia klasike ndertohet ne raportet e besimit mes diplomateve te vendeve te ndryshme dhe tani ky besim nuk do te ekzistoje me tha Solana duke pohuar se pak publikimit te dokumenteve sekrete nga Wikileaks diplomatet do ta shohin njeri-tjetrin me dyshim. Solana nuk ka komentuar se si mund te jete metodologjia e re mosbesuese ne diplomacine
mbareboterore dhe ku
mund te drejtohet ajo.
Mubarak Harrojeni demokracine ne Irak
Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak i kishte keshilluar SHBA-te ne vitin 2008 qe te harrojne se ne Irak mund te ekzistoje demokracia dhe te mbeshtesin diktaturen. Keshtu tregon nje nga mesazhet e rrjedhura prej Wikileaks referuar Ambasades Amerikane ne Egjipt e cila raportoi komentet e presidentit te bera gjate nje vizite te disa parlamentareve amerikane ne Kajro. Mubarak i ka kujtuar delegacionit amerikan se ai personalisht ishte kunder pushtimit te Irakut ne vitin 2003 por u keshilloi atyre te mos terhiqen sepse kjo do te sherbente vetem per te perforcuar poziten e Iranit ne rajon. Harroni demokracine irakianet jane nga natyra shume te dhunshem ka deklaruar ne ate takim presidenti egjiptian.