SHBA dhe BE urojnë Berishën për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë

- Merkel: Heqja e vizave, moment historik për popullin shqiptarë
- Gordon: Shqipëria, arritje domethënëse, heqja e vizave meritë e reformave
Në një letër dërguar kryeministrit Berisha, zv/sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit Philip H.Gordon shprehet se vendimi i 8 nëntorit, për të dhënë liberalizimin e vizave Shqipërisë është njohje e shumë përpjekjeve te bëra nga Qeveria shqiptare dhe pasqyron aspiratat e qytetareve shqiptare, të cilët e kanë dëshiruar për një kohë të gjatë arritjen e këtij moment historik. Në letrën e tij, zoti Gordon shprehet: “I dashur Kryeministër, Në emër te Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju përshëndes Ju dhe popullin shqiptar për arritjen nga Shqipëria të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Vendimi i 8 nëntorit, për te dhëne liberalizimin e vizave Shqipërisë, është njohje e shume përpjekjeve të bëra nga Qeveria juaj dhe reflekton ose pasqyron aspiratat e qytetareve shqiptare, të cilët e kanë dëshiruar për një kohë të gjatë arritjen e këtij moment historik. Ky hap i rëndësishëm përforcon progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne mbështesim fuqimisht integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euro – atlantik. Ndërveprimi në rritje midis qytetarëve të Shqipërisë dhe shteteve anëtare te BE-se është një pjesë jetike e këtij integrimi. Ne mbetemi të interesuar për vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë në fusha me interes te përbashkët. Sinqerisht, Philip H.Gordon”- shkruan në mesazhin e tij zv/sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit Philip H.Gordon.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kryeministri Berisha mori një letër urimi nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila e cilëson heqjen e vizave për Shqipërinë, një moment historik për popullin shqiptar. Zonja Merkel shprehet se ky vendim, jo vetëm që do të lehtësojë marrëdhëniet ekonomike, por gjithashtu edhe kontaktet nderpersonale midis qytetareve të Evropës. “Heqja e kërkesës për viza për udhëtime në zonën “Schengen” është me të vërtetë moment historik për popullin shqiptar. Ky vendim jo vetëm që do të lehtësojë marrëdhëniet ekonomike, por gjithashtu edhe kontaktet ndërpersonale midis qytetarëve të Evropës. Shqipëria tashme ka arritur këtë objektiv të rëndësishëm për qytetarët e saj. Unë jam e kënaqur për sigurimet tuaja se qeveria shqiptare po punon për parandalimin dhe mënjanimin e abuzimeve te mundshme me liberalizimin e vizave. Kjo është ne interesin e te gjithë neve. Sinqerisht juaja, Angela Merkel”- përfundon telegramin e saj kancelaria gjermane.
...