E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohen drejt Italisë 3 shqiptarë, të dënuar për trafik droge

TIRANE – Zyra e Interpol Tiranës ekstradoi drejt Italisë tre shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh.
Mësohet se shtetasit Enkeleida Tonuzi, 32 vjeç, Naxhije Osmani, 55 vjeç, Sami Osmani, 60 vjeç u arrestuan në Durrës në 2 shkurt të këtij viti.

Këta 3 shtetas janë dënuar për trafikim narkotikësh nga Gjykata e Bolzanos në Itali, përkatësisht Enkeleida Tonuzi me 5 vjet e 8 muaj burg, Sami Osmani me 9 vjet burg dhe Naxhije Osmani me 5 vjet, e 5 muaj burg.

Ata janë deklaruar fajtorë, pasi gjatë periudhës nëntor 2003 - mars 2004 kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar, që trafikonte heroinë dhe kokainë nga Shqipëria drejt Italisë. Detyra e tyre ishte mbështetja logjistike, transporti, ruajtja dhe mbajtja e llogarive të grupit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›