E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet 30-vjeçari shqiptar, abuzoi me një të mitur

GENOVA – Autoritetet italiane arrestuan një 30-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet për përdhunimin e një vajze të mitur në Genova.

Sipas mediave italiane, të cilat i referohen burimeve të policisë, 30-vjeçari ka abuzuar me një vajzë 13-vjeçare.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, kur emigranti shqiptar i është afruar shoqërisht të miturës duke e joshur me fjalë të bukura dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Pas ngjarjes, vajza e shokuar u ka treguar gjithçka prindërve të saj, të cilët denoncuan në polici 30-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›