Acid në fytyrë menaxheres13 të shoqëruar sot në polici

$(function() {
// Basic carousel, no options
$('#foo0_banner_dx4').carouFredSel();
// Basic carousel + timer
$('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({
items : 1,
direction : "down",
auto : {
easing : "elastic",
duration : 2000,
pauseDuration: 25000,
pauseOnHover: true
}
}).find(".slide").hover(
function() { $(this).find("div").slideDown(); },
function() { $(this).find("div").slideUp(); }
);
});
.list_carousel_banner_dx4 {
width: 636px;
height:100px;
overflow:hidden;
}
.list_carousel_banner_dx4 ul {
margin: 0;
padding: 0;
list-style: none;
display: block;
}
.list_carousel_banner_dx4 li {
width: 636px;
height: 100px;
padding: 0;
margin: 0;
display: block;
float: left;
}
Të tjera rreth shkrimit Ngjarja dje në mëngjes, kur një i panjohur sulmoi me acid Vilma Dulen
TIRANE- Janë shoqëruar 13 persona në polici për sulmin me acid ndaj menaxheres së burimeve njerëzore të një call center-i në Tiranë, Vilma Dule.
Në vitin 2013, gjatë kohës që Dule ka qenë menaxhere e burimeve njerëzore janë pushuar 35 vetë.
“Kam dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të punës. Duke qenë se jam menaxhere kam shkarkuar shumë persona nga puna. Dhe mendoj se dikush ka paguar për të më qëlluar”, ka thënë vetë Dule pas aksidentit.
ORA: 16:00 - SHOQËROHEN 13 VETË NË POLICI, VILMA PUSHOI 35 VETË NGA PUNA
Shoqërohen 13 persona në polici për sulmin me acid ndaj Vilma Dules. Të shoqëruarit kanë qenë ose të pushuar nga puna prej saj, ose të afërm të tyre.
Sipas policisë, në vitin 2013 janë larguar nga puna 35 persona nga call center-i, ku ishte menaxhere e burimeve njerëzore Vilma Dule.
Deri tani, pozicioni në punë i Dules është pista kryesore e hetimit për sulmin me acid.
Vilma Dule ndodhet në pavijonin e djegieve në QSUT, jashtë rrezikut dhe sipas mjekëve, acidi nuk i ka prekur sytë dhe shikimi nuk i rrezikohet. Mjekët dhe familjarët e vajzës pohuan, se dëmtimet më të mëdha i ka nga ana e djathtë, si në fytyrë, krahëror dhe krah.
ORA 08:19 - VILMA DULE: DYSHOJ SE MË KA QËLLUAR NJË PERSON I PAGUAR
“Kam dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të punës. Duke qenë se jam menaxhere kam shkarkuar shumë persona nga puna. Dhe mendoj se dikush ka paguar për të më qëlluar”.
Është kjo dëshmia e 27-vjeçares, Vilma Dule. Disa orë pas ngjarjes forcat e policisë të seksionit të Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje 27-vjeçaren në dhomën e reanimacionit ku ajo ndodhet.
Mëngjesin e djeshëm 27 vjeçarja u sulmua me acid në fytyrë në hyrjen e pallatit të saj, përballë Fakultetit të Inxhinieri Ndërtimit.
E pyetur për ngjarjen, Dule ka rrëfyer se nuk ka arritur të njohë agresorin. “Nuk e njoh personin që më sulmoi. Ishte herët në mëngjes dhe unë po dilja nga banesa për të shkuar në punë. Isha bashkë me kushërirën time. Në momentin që zbritëm shkallët na u afrua me shpejtësi një djalë. Ai nuk tha asnjë fjalë, por më hodhi një shishe me acid në fytyrë.
Lëngu më ra në fytyrë, në krahë dhe në kraharor. Ulëriva dhe dolën banorët e pallatit, të cilët më ndihmuan duke më hedhur ujë. U njoftua policia dhe erdhi ambulanca, e cila më shoqëroi këtu”, mësohet të ketë treguar 27-vjeçarja.
As kushërira e parë dhe halla nuk kanë arritur të njohin autorin e ngjarjes. Halla e vajzës, e cila kishte pësuar edhe vetë dëmtime në njërën dorë nga acidi, tregoi për televizionin A1 Report, se kanë arritur të dallojnë vetëm që ai ishte një djalë i ri, me pantallona treçerekëshe xhins dhe me floke të zeza.
E pyetur për dyshimet e saj, Duke ka pohuar se motivi mund të jetë profesioni si menaxhere.
“Janë bërë disa lëvizje të ndryshme në punë dhe dyshoj se kjo ngjarje është e lidhur me këtë fakt. Atë djalin nuk e njoh dhe nuk është punonjës tek kompania, ku unë punoj. Por nëse e shikoj mund ta identifikoj”, përfundon rrëfimi i 27-vjeçarja.
DESHMIA E KUSHERIRES
Kushërira e 27-vjeçares mohon në mënyrë kategorike që ngjarja të ketë të bëjë me ndonjë lidhje dashurie. “Nuk jemi ne ai lloj niveli dhe nuk ka lidhje fare kjo ngjarje me të dashurin. Ju lutem të largoheni dhe të vazhdoni punën tuaj. Nuk duam që të merreni me këtë ngjarje”, shprehet kushërira e Vilma Dules.
(Në foto vendi ku ka ndodhur ngjarja, acidi qe i është hedhur dhe V. Dule)
Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)