E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përjashton një sulm të veçantë kundër Sirisë

UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtuan një sulm të veçantë kundër Sirisë dhe kanë diskutuar me aleatët e tyre ndërhyrje të mundshme, që mund të zgjasin më tepër se një ditë, u shpreh sot një zyrtar i lartë amerikan.

"Asnjë ndërhyrje ushtarake nuk do të jetë e njëanshme. Kjo duhet të përfshijë aleatët tanë ndërkombëtarë", deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

"Është e mundur që qeveria siriane të përdorë sërisht armë kimike. Nuk mund ta përjashtojmë këtë hipotezë”, theksoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›