Ekstradohen dy shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga Greqia në Shqipëri është ekstraduar shtetasi R. Gj., 32 vjeç, lindur në Berat. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas dyshohet si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në transportin e paligjshëm të emigrantëve, kryesisht drejt Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”.
Ndërkohë, nga Shqipëria në Turqi është ekstraduar shtetasi turk Mehmet Akman, 50 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, ndërsa Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal të Turqisë.
Shtetasi i ekstraduar në Shqipëri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin e tij.
/a.f/