Ekstradohen në Itali, tre të kërkuar
Tre shtetas shqiptar të dënuar për trafik të drogës janë ekstraduar për në Itali. Enkeleida Tonuzi, 32 vjeç, Maxhije Osmani, 55 vjeç dhe Sami Osmani, 60 vjeç janë të dënuar nga Gjykata e Bolzanos në Itali pasi ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal.
Tonuzi është dënuar në vitin 2011 me 5 vite e 8 muaj, e 19 ditë burg, 60-vjeçari Osmani është dënuar me 9 vite ndërsa 55-vjeçarja Osmani është dënuar me 5 vite e 5 muaj.
Të tre këta persona u deklaruar fajtor pasi gjatë periudhës nëntor 2003 – mars 2004, në Bolzano, Itali, kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar, që trafikonte heroinë dhe kokainë nga Shqipëria drejt Italisë. Detyra e tyre ishte mbështetja logjistike, transporti, ruajtja dhe mbajtja e llogarive të grupit. /F.S/