PS tryezë për Shëndetësinë, Rama: Duhet të zgjedhim mes rilindjes shqiptare dhe rrënimit të mëtejshëm

Edi Rama
Partia Socialiste ka mbajtur sot tryezën e programit për Shëndetësinë. Në qendër të programit të paraqitur nga lideri i opozitës ishte ofrimi i kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët, pavarësisht gjendjes së tij sociale, ekonomike apo vendndodhjes.
Skema e propozuar nga kreu i PS-së Edi Rama bën fjalë për sigurim shëndetësor të ofruar falas nga shteti për të papunët.
Të ndihet të barabartë të mos marrin thjeshtë një shërbim shëndetësor. Të gjithë do të jenë të siguruar se do të jetë shteti që do ta blejë shërbimin dhe pastaj do ta ofrojë. Të gjithë do ta marrin pavarësisht nga banimi, gjendja shëndetësore apo gjendja financiare, u shpreh Rama.
Duke folur për gjendjen e spitaleve publike, kreu i PS-së tha se ato janë në gjendje të mjerueshme por akoma dhe më e mjerueshme bëhet kur llogarit se sa shumë para publike figurojnë për rindërtimin apo mirëmbajtjen e tyre.
Sipas tij paraja publike shpërdorohet nga një sistem që mbahet në këmbë nga një organizatë e partisë që quhet Ministria e Shëndetësisë.
Nga anketime tona del se tashmë shqiptarët janë mësuar që në spital shkohet me ilaçe me vete se për çarçafët kanë kohë që janë mëshuar që duhet ti kenë me vete, tha Rama.
Ai foli edhe për tregun farmaceutik, ku nënvizoi se as një produkt nuk do të shitet me çmimin më të lartë se sa vendi i origjinës. Tregu farmaceutik është ndotur me barna që kanë një siguri të ulët.
Kreu i grupit të punës për reformën në shëndetësi, Ilir Beqaj u shpreh se përpjekjet për një sistem kontributiv prej 17 vitesh rezulton i dështuar.
Sistemi publik i shëndetësisë është; kush ka të ardhura më shumë paguan më pak. 1.7% paguajnë ata që kanë një pagë mesatare ndërsa 0.9 paguan një deputet dhe 0.8 kryeministri, u shpreh Beqja. /F.Stafa/