Në Shqipëri rritet kostoja e ndërtimit, shtrenjtohen apartamentet

Tiranë, 26 gusht - Rriten kostot në sektorin e ndërtimit. Ky fakt është konstatuar në raportin e fundit të Institutit të Statistikave. Sipas INSTAT-it gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, çmimet e lëndëve të para, por edhe kosto të tjera si transporti apo shpenzimet e makinerive kanë pësuar rritje. Kështu nga të dhënat rezulton se indeksi i kushtimit të ndërtimit shënoi gjatë kësaj periudhe një rritje prej 0,2% kundrejt tremujorit të mëparshëm dhe një rritje po në këtë masë kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ka raportuar BalkanWeb.
INSTAT-i vlerëson se indeksi i grupit shpenzime materiale është rritur me 0.4% kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit dhe materialeve elektrike. Gjithashtu rritje kanë pësuar edhe indekset në nëngrupet, shpenzime transporti dhe shpenzime makinerie, përkatësisht me 1,4 dhe 0,2%. Rritja e kostove në sektorin e ndërtimit paralajmëron një rritje të cmimit të apartamenteve, kjo edhe për faktin se prej mëse 2 vjetësh, kjo degë e ekonomisë është përfshirë nga kriza ashtu sic kanë deklaruar vazhdimisht ndërtuesit.
Ecuria negative e këtij sektori, u konstatua edhe nga INSTAT në publikimin e rritjes ekonomike 3 mujore. Sipas këtyre të dhënave gjatë periudhës janar-mars të këtij viti ndërtimi ka pësuar një rënie prej 21.1%, kundrejt një viti më parë.