E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohen nga Anglia dy shqiptarë të dënuar për vrasje në vitet '97 dhe '99

TIRANË- Ekstradohen nga Anglia, dy shqiptarë të dënuar për vrasje. Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi për mediat bën me dije se Interpol Tirana ka ekstraduar nga Anglia,  shtetasit Marash Gjoka 50-vjec dhe Lulzim Hoxhaj 46-vjec.

Mësohet se shtetasi Marash Gjoka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar më me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje“, më 11.12.2001.

“Shtetasi Marash Gjoka, më datë 21.05.1999, në afërsi të urës së qytetit të Lezhës, pas një konflikti me shtetasin Tonin Dashi, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të këtij shtetasi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia bën me dije që shtetasi Lulzim Hoxhaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, më 05.06.2003, e ka dënuar me 23 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Sipas policise se Tiranës, i ekstraduari Lulzim Hoxhaj ishte shpallur fajtor, pasi më datë 22.03.1997, pranë rafinerisë së naftës në Fier, ku ky shtetas ishte i punësuar si roje, pas një grindjeje me shtetasin Eduart Hoxha dhe dy tët jerë, ka qëlluar në drejtim të tyre duke shkaktuar vdekjen e shtetasit të mësipërm.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›