Dashnor Sula: Të hapen dosjet e ish-Sigurimit
TIRANE - Deputeti i PD-së, anëtar i Komisionit parlamentar të Li-gjeve, z.Dashnor Sula në një intervistë të dhënë dje për "Gazeta Shqiptare" deklaroi se Presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk mund të akuzojë kryeministrin Berisha për lidhje me komunizmin kur vetë kreu i shtetit ka dekoruar Skënder Brecën, xhelatin e qindra njerëzve të pafajshëm. Në këtë intervistë, Sula kërkon gjithashtu hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Z.Sula, çështja e ish-të përndjekurve politikë është bërë shkak për thellimin e konviktit mes presidentit Topi dhe kryeministrit Sali Berisha, duke akuzuar njëri-tjetrin për përfshirje në ish-regjimin diktatorial. Cili është gjykimi juaj në këtë rast?
Nuk mund të akuzojë një njeri që ka dekoruar një ish-persekutor dhe voton më 8 maj persekutorët. Nuk është ky amaneti i të persekutuarve. Këtë s'e beson askush, aq më tepër ata që kanë vuajtur në mënyrë barbare në burgjet komuniste. Ai dekretoi 4 vjet më parë Skënder Brecën, në krye të prokurorisë dhe gjykatës. Por Presidenti i vendit duhet t'u shpjegojë qytetarëve demokratë edhe votën që i dha Edi Ramës. Ish-të përndjekurit politikë nuk mund të votojnë kurrë një njeri që ka dekoruar persekutorët e tyre, që ktheu në mënyrë të pafalshme ligjin e lustracionit dhe që voton të majtën shqiptare. Kjo nuk do të ndodhë as në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe as në ato që do të vijnë më pas. Ish-të përndjekurit politikë, janë një vlerë e shoqërisë shqiptare, ndaj të cilëve PD-ja ka qenë dhe do të jetë mbështetëse, përmes politikave të saj.
Mendoni se ka ardhur koha e hapjes së dosjeve të ish-sigurimsave të diktaturës?
Unë jam për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, por absolutisht është opozita ajo që nuk e dëshiron një gjë të tillë. Mazho-ranca është totalisht e angazhuar për hapjen e këtyre dosjeve, ka vullnetin e saj për ta bërë këtë gjë, për këtë të jeni të sigurtë.
Duhen dënuar persekutorët pas hapjes së dosjeve?
Jo, nuk besoj në dënime, por të paktën shoqëria shqiptare të njohë atë realitet që ka ekzistuar, të njohë personat që u kanë sjellë vuajtje qindra e mijëra qytetarëve të pafajshëm.
Pra, hapja e dosjeve nuk do të ketë pasoja sipas jush?
Jo, nuk mendoj se do të sjellë pasoja, qoftë juridike apo penale për persona të caktuar. Në mënyrë absolute kjo do të ishte në moralin e shoqërisë shqiptare. Do të kishim një qetësim të gjakrave dhe besoj se do të merrte fund njëherë e mirë ky lloj konflikti i moralit politik, do t'i jepte fund abuzimit me dosjet, ku njëra palë të mos mund të akuzonte palën tjetër ose persona të caktuar të akuzonin me pseudonime, duke ushtruar presion mbi palën tjetër.
Pas kthimit të Ligjit të lustracionin, gjykoni se duhen bërë ndryshime në draft?
Absolutisht që jam për amendimin e ligjit, por për këtë duhet vullnet i përbashkët i opozitës për të dhënë votat. Deri tani nuk ka dhënë asnjë shenjë për këtë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)