E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon 2 amerikanet, të dërguarat e posaçme të Hilari Klinton

TIRANË- Kryeministri Berisha priti zonjën Hannah Rosenthal dhe zonjën Farah Pandith, të dërguarat e posaçme të Sekretares së Shtetit Hillary Clinton dhe Kongresit Amerikan, të cilat ndodhen në Shqipëri për evidentimin e modelit pozitiv që ofron Shqipëria sa i takon harmonisë dhe tolerancës fetare, si dhe mbrojtjes ofruar komunitetit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të misionit të tyre, të mandatuar nga Kongresi Amerikan.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Alexander Arvizu.

Zyra e Kryeministrisë bën me dije se kreu i ekzekutivit shqiptar duke vlerësuar misionin e tyre si fisnik, i garantoi se qeveria shqiptare e mbështet plotësisht këtë mision dhe do të ndërmarrë do masë për të ofruar kontributin e saj në projektet e tyre të rëndësishme, për të luftuar diskriminimin, ksenofobinë apo racizmin e çdo forme.

Zonja Rosenthal dhe zonja Pandith, i shprehën kryeminsitrit Berisha vlerësimin për klimën e shkëlqyer të tolerancës fetare par excellance që ekziston në Shqipëri dhe në veçanti, një mirënjohje të thellë për popullin shqiptar, i cili bazuar në këtë traditë të shkëlqyer e renditi Shqipërinë ndoshta të vetmin vend në Europë, i cili nuk dorëzoi asnjë nga hebrenjtë e tij në duart e nazistëve, por, përkundrazi, i mbrojti, strehoi dhe i shpëtoi ata, nga barbaria e holokaustit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›