E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Tahiri: Marrëveshja Kosovë-Serbi stabilitet për rajonin

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha priti sot në takim, Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës,Edita Tahiri.

Në takim u vlerësua edhe një herë marrëveshja e nënshkruar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një marrëveshje shumë e rëndësishme jo vetëm në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe një hap i rëndësishëm, i cili i çel rrugën shtetit më të ri të Europës, Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në projektin madhor të qytetarëve të saj, integrimin në Bashkimin Europian.

Kryeministri Berisha, i uroi përzemërsisht zonjës Tahiri, si dhe të gjitha qytetareve të Kosovës, 8 marsin, duke theksuar se “çdo lloj nderimi që ne i bëjmë sot, nënave dhe motrave, është jo vetëm tërësisht i merituar, por njëkohësisht edhe më e pakta që mund të bëjmë ndaj grave, nënave e motrave shqiptare, të cilat për vetë natyrën e historisë së kombit tonë kanë luajtur një rol e kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë shqiptare dhe kombin.”
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›