EKSKLUZIVE TvNews 24: Ja mesazhet e Ilia Bashos drejtuar Yllka Shehaj
TIRANË-Prokuroria e Tiranës po heton një tjetër person në lidhje me vrasjen e laborantes Eleni Basho mbrëmjen e 2 Shkurtit. Yllka Shehaj është shpallur person nën hetim për moskallezim krimi duke u nisur nga dëshimtë e dhëna në polici, por dhe nga mesazhet e rikupreuara në telefonin e saj ku evidentohet sipas policisë dijenia e 31 vjecares për ngjarjen. Hetimet e prokurorisë shtrihen dhe ndaj dy personave të tjerë. TVNews 24 ka arritur qe të sigurojë dhe të zbardhë Tekstin e mesazhit të dytë që mbajti sërish në burg Ilia Bashon gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit. I akuzuari kryesor i kesaj vrasje i drejtohej me këto fjalë Yllka Shehaj.
“JETA IME, MBAJI MEND KETO FJALE NESE AJO QE DUA UNE NUK BEHET ASHTU SIC DUA UNE TE LUTEM NDIHMOJI FEMIJET E MI SI TE TUTE. TE DUA, TE DUA SHUME. TE ORA POSHTE KE CA LEKE JANE TE TUAT E DI TI DHE UNE. NATEN.”
Në dëshminë e saj në Drejtorinë e Policisë së Tiranë përpara oficerëve të policisë gjyqësore Yllka Shehaj pasi ka pranuar lidhjen intime është shprehur Ilia Basho në fund të muajit janar i ka kërkuar që takimet e saj me bashkëshorten Eleni Basho, për shkak të punës që kryheshin mbasdite dhe jo paradreke sic zhvilloheshin me pare. Duke vazhduar deshmine e saj Shehaj shprehet pas ngjarjes se 2 shkurtit, Ilia Basho i ka kërkuar asaj që të fshihte aparatet telefonike që dispononte deri në atë moment.
Prokuroria ka ngritur akuzën e ‘vrasjes me paramendim’ për Ilia Bashon duke u nisur nga dyshimet e bazuara në prova se shkak i vrasjes së Eleni Bashos kanë qenë marrëdhëniet kontradiktat me gruan për shkak të lidhjes jashtëmartesore, Yllka Shehaj.
Sipas prokurorisë Ilia Basho ka luajtur rolin e nxitësit dhe organizuesit të vrasjes së gruas së tij, Eleni Basho ndërsa Yllka Shehaj dyshohet se nuk ka treguar rreth këtij plani.
Mbrojtësi ligjor i Ilia Bashos ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë per shfuqizimin e mases së sigurisë arrest me burg ndaj Ilias me arsyetimin se klienti i tij është i pafajshëm. Për shkak se sipas avokatit, këto prova të paraqitura nga prokuroria nuk japin asnjë të dhënë se cilin ka nxitur dhe si e ka nxitur Ilia Basho, kë ka organizuar dhe cfarë veprimesh ka organizuar.
Do të jetë Gjykata e Lartë që do vendos për masën e sigurisë ndaj Ilia Bashos.
(d.b/BalkanWeb)