Ambasadori i Arabisë Saudite çek në ndihmë të shoqatës së jetimëve shqiptarë
TIRANË-Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, Abdullah AL-Abdulkarim, i dhuroi sot në emër të Qeverisë së tij, një Çek me vlerën 40. 678,52 Euro Shoqatës Kombëtare të Jetimëve Shqiptarë.
Çeku iu dorëzua Kryetarit të kësaj shoqate, Kadri Aliaj, në ambientet e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, nga Kryetari i çështjeve Islamike në këtë ambasadë, Mutlaq Mohammed Al-Theyabi.
Alia shprehu falenderimet dhe vlerësimet e tij më të sinqerta për ndihmën e vyer të vazhdueshme që Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite i ka dhënë Republikës së Shqipërisë në fusha të ndryshme.
(d.b/BalkanWeb)