E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku zhvlerësohet sërish, pritet rritje cmimesh

Leku është zhvlerësuar sërish ndaj euros, e cila ka arritur kuotën e 133.9 lekëve. Ekspertët shjegojnë se rënia e ndjeshme e monedhës kombëtare po shkaktohet nga kërkesa e madhe për valutë kundrejt ofertës. 

TIRANE- Leku po zhvlerësohet me ritme galopante në tregun tonë të këmbimit. Gjatë ditëve të fundit, monedha e përbashkët europiane është forcuar me më shumë se 1.5 lekë. Kështu në agjensitë e këmbimit euro blihet me 133.3 lekë dhe shitet me 133.9 lekë. Ndërsa dollari këmbehet me 91.6 lekë në blerje dhe me 92.2 lekë në shitje. Sipas ekspertëve zhvlerësimi i lekut po ndodh për shkak të kërkesës më të madhe për valutë kundrejt ofertës, e shkaktuar kjo kryesisht mnga blerjet që po bëjnë tregtarët në këtë periudhë.
Një tjetër faktor që ka ndikuar është edhe kriza ekonomike globale, e cila ka shkaktuar nëncmimin e monedhës kombëtare në shumë vende të botës. Dobësimi i lekut rëndon mbi të gjithë qytetarët që kanë marrë kredi në valutë, pasi ata do të paguajnë më shumë për këstet mujore. Nga ana tjetër një lek i dobët përkthehet me rritje të cmimeve të produkteve të importit që do të thotë se të gjithë ne do të duhet të pregatitemi për një valë të re të rritjes së cmimeve të mallrave të konsumit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›