E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC çel ekspozitën me foto të realizuara me celularë

Për të dytin vit radhazi Amc shpall fituesin e konkursit "My Vieë", konkurs i cili u fokusua në fotot më të bukura të realizuara me celularë. Fotot fituese u përzgjodhën nga një juri fotografësh profesionistë të cilët dhanë vlerësime për pesë kategori të ndryshme si fotogazetari,natyrë, foto nga jeta sociale,studentore dhe punime me tema të ndryshme.çmimin e madh për këtë vit juria ia dha Ido Bushatit.
AMC iu dhuroi fituesve aparate celulare në mënyrë që këta të rinj të zhvillojnë më tej pasionin e tyre për fotografinë. Në fjalën e tij drejtori i marketingut të AMC Micos Prestatidhis shprehu dëshirën që kjo ekspozitë të shndërohet në një traditë në vendin tonë. Ekspozita në galerinë FAP do të qëndrojë e hapur deri në datën 27 shkurt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›