Protesta, Bare:200 mijë shqiptarë kërkuan largimin e Berishës
TIRANE- “Protesta e djeshme e opozitës ishte një sinjal për Berishën që të largohet dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve te lira dhe te ndershme”. Kështu e cilësoi sot deputeti socialist Besnik Bare, protestën e djeshme para kryeministrisë.
“Dje, shqiptarët që marshuan në rrugët e Tiranës e më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishin më të shumtë se një muaj më parë. Plot 200 mijë, që i dhanë një sinjal të qartë Sali Berishës, Ilir Metës, koalicionit të tyre të turpit dhe videohajdutërisë: Ik Sali, e hapi rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.”
'Më pas ai falenderoi qytetarët, që iu bashkuan protestës në Tiranë dhe “ata të papunë, që ndonëse në vështirësi ekonomike, sakrifikuan për të udhëtuar drejt Tiranës, me bindjen se sot më shumë se kurrë nevojitet një ndryshim i madh”.
“Dje më shumë se kurrë, në rrugët e Tiranës marshonin të rinj e të reja, të cilët e kanë kuptuar se e ardhmja e tyre nuk mund të kalojë përmes Sali Berishës dhe që sot gjejnë tek Partia Socialiste të vetmen shpresë për të ardhmen.”
Bare e mbylli fjalën e tij duke falënderuar edhe familjarët e 4 viktimave të 21 janarit “që mes dhimbjes gjetën edhe njëherë forcën për të marshuar në atë bulevard, këtë herë për të kërkuar Drejtësi!”.
(s.gBalkanWeb) Lidhje te tjera Protesta, Rama thirrje Berishës: Uli pushkët, dëgjo popullin