Hakmarrjet e dashurisë
Në të gjithë Parisin, prej disa ditësh, nuk flitet për gjë tjetër. Dalja e romanit të fundit të Zhan Pol Enthoven, kritik i madh letrar dhe drejtor i botimeve "Grasset", është kthyer në argumentin e bisedave të salloneve intelektuale. Pyetja që shtrohet është: A ka shumë mundësi që Lavinia (një nga personazhet e librit), bukuroshja italiane e bukur, e pasur dhe e sëmurë pas të bërit Shoping, të jetë Karla Bruni, dikur ish e dashura e tij. Në faqet e romanit tregohet për sharmin dhe elegancën, por edhe për mënyrën se si lidhja e tyre mori fund, pasi me sa duket, zonjusha bukuroshe vazhdon ende ta torturojë ish të dashurin. Njëlloj siç bëri me Zhan Polin, të cilin e tradhtoi me të birin, Rafael. Në të vërtetë, kjo është një nga mënyrat më "elegante" që Zhan Pol ka zgjedhur të hakmerret ndaj Karlës, duke e bërë personazhin kryesor të romanit të tij e duke rrëfyer të gjithë historinë e tyre të dashurisë mes rreshtave. Ka ikur koha kur ish të dashurit hakmerreshin duke shpuar gomat e makinës në mes të natës, apo duke dërguar letra anonime në postën e shtëpisë. Sot, gjithçka është kthyer në hakmarrje mediatike: nga faqet e ndonjë romani, apo mesazhet kërcënuese në celular e deri tek ankthi i ndonjë hakmarrjeje në "Facebook". Ndoshta në këtë mënyrë, hesapet me ish-in tënd mund të lahen më lehtë.
"Faqet e librit të përshkruara nga dhimbja nuk janë asgjë në krahasim me atë që ndodh në internet", tregon një shoqatë psikoterapistësh francezë, që pak javë më parë e cilësuan shqetësues problemin e hakmarrjes, duke propozuar edhe idenë e disa seancave terapeutike për të gjithë ata që lëndohen nga përfundimi i një lidhjeje dashurie. Sot, thonë psikologët, nuk ekzistojnë më metodat e vjetra për të "larë" hesapet, pasi në shumicën e rasteve interneti, mesazhet e celularit, apo mjetet e tjera teknologjike e plotësojnë më së miri këtë boshllëk. Për shembull, loja e pistë e "revenge pron" (videove apo fotove porno), tendenca e fundit e hakmarrjes në internet, tashmë ka nisur të ketë një përdorim të gjerë. Në të vërtetë, ata që e "përuruan" këtë lloj mode ishin disa yje të Hollivudit, që sapo i kishin dhënë fund një lidhjeje. E para që e mori guximin dhjetë vjet më parë ishte biondja Pamela Anderson, që shkaktoi alarm në ueb kur vendosi të hakmerrej ndaj ish-bashkëshortit, Tomi Li, me një video "hard" (video porno) të xhiruar gjatë muajit të tyre të mjaltit. Pastaj, radha i takoi ish të dashurit të miliarderes Paris Hilton. Dhe të mendosh që bëhet fjalë për pesë vjet më parë! Që atëherë, ky fenomen është bërë aq shqetësues sa që tani në Amerikë, hakmarrja përmes hedhjes së videove porno në rrjet nuk është vetëm një fenomen bezdisës, por ka të gjitha tiparet e një krimi, të paktën në aspektin e privatësisë së tjetrit. Rastet e tjera të pasojave nga përfundimi i një lidhjeje janë të panumërta. Në listë nuk mungon as "Facebook"-u, rrjeti social më i përdorur në botë. Në Gjeorgji, një 20-vjeçar vendosi të merrte hak ndaj ish së dashurës duke vendosur në faqen e tij në "Facebook" një sërë fotosh shumë seksi dhe private të saj. Por, në shumë vende, mjafton të klikosh në internet me togfjalëshin "hakmarrje dashurie" për të njohur se deri në çfarë pike mund të arrijnë pasojat e dashurisë së humbur. Klara, një vajzë britanike, për shkak të hakmarrjes mediatike të ish të dashurit, tentoi të vetëvritej, edhe pse ishte vetëm 16 vjeç. Ndërsa modelja kroate Nina Moriç përfundoi në spital, pasi kishte pirë shumë qetësues kur mori vesh se në rrjet qarkullonin fjalë dhe foto private mbi historinë e saj të përfunduar të dashurisë. Ka edhe mënyra kur hakmarrja bëhet me para, në kërkim të fshehjes së "provave". Me sa duket, edhe kjo, tani është kthyer në modë: sa më e madhe të jetë llogaria në bankë, aq më e shtrenjtë është edhe lamtumira. Ky është ligji i ndarjeve në botën e shou biznesit. Kur yjet i futen betejës ligjore për t‘u ndarë, shifrat në "lojë" kanë zero të pafundme. Por ajo që i çudit më shumë psikologët është fakti se janë të pakta ato qenie njerëzore në botë që kanë menduar të mbeten shokë me njeriun me të cilin mund të kenë ndarë shumë gjëra. Pjesa më e madhe, në një mënyrë ose në një tjetër, mendon për ndonjë hakmarrje dashurie. "Pothuajse të gjithë në jetë kemi pasur ndonjëherë rolin e ish të dashurit ose ish së dashurës. Çdo njeri që është lënduar ka thënë ose shkruar të paktën një herë në jetë: do të jetë përgjithmonë". Divorcet në të gjithë botën janë duke kapur shifra alarmante, ndaj kjo tendencë është në rritje të vazhdueshme. "Gratë e kanë më të vështirë të dorëzohen se sa burrat dhe zakonisht janë ato të parat që hartojnë plane për hakmarrjen", tregojnë psikoterapeutët. Ky rrezik duhet shmangur, ashtu si edhe përpjekjet për të krijuar konflikte, gjë që nuk ka kursyer edhe çiftet e famshëm. Lamtumira më e famshme e vitit 2008 ishte ajo e Madonës ndaj Gai Riçit, që përveç të tjerash, u shoqërua edhe me një shumë marramendëse parash nga ana e këngëtares, që nuk i kurseu aspak për t‘u ndarë nga bashkëshorti i saj për shtatë vjet. Por, jo gjithnjë gjërat funksionojnë kështu. Edhe pse janë të rralla, ekzistojnë rastet kur dy njerëz që kanë qenë bashkë kanë mbetur miq. A është e mundur kjo? "Miqësia mes dy njerëzve kur historia e tyre e dashurisë përfundon është shumë e rrallë", thonë psikologët. Për shembull, në Hollivud, çifti Brus Uillis e Demi Mure, mishëronin më së miri këtë model. Miq si më parë, ose më mirë, më shumë miq se më parë, është edhe ish-çifti tjetër Nikol Kidman dhe Tom Kruiz. Ja se çfarë tregon Demi Mure, që tani, përveç marrëdhënieve të shkëlqyera me Brus, ka një martesë për t‘u pasur zili me aktorin Anton Kushner: "Ishim shumë ndryshe dhe kur pamë këtë vendosëm që të ndaheshim. Për hir të fëmijëve dhe viteve që kaluam bashkë mbetëm miq shumë të mirë. E kemi xhan njëri-tjetrin, po sigurisht që respektojmë vendimet dhe jetën private të gjithsecilit. Kështu zgjodhëm të aplikojmë pas martese atë që duhet të kishim bërë në martesë: të mbyllnin sytë dhe të mos i shihnim të gjitha defektet e partnerit. Vetëm në këtë mënyrë, arritëm të ndërtojmë një marrëdhënie miqësie, që shumë e adhurojnë", përfundon ajo. Në fund, Viktoria Rusell, psikologe në "Kengingston University" shton: "Raportet mes dy njerëzve që i kanë dhënë fund një lidhjeje mund të funksionojnë vetëm nëse nuk ka zemërim dhe inat mes tyre".