Ekstradohet 39-vjeçari, u dënua për përdhunim
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me një vendim të vitit të shkuar, ka vendosur njohjen e vendimit penal të huaj datë 25.02.2002, të Gjykatës së Apelit në Torino, Itali, për shtetasin e mësipërm.
Flori Buzra është dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të “Rrëmbimit të personit“ kryer në bashkëpunim dhe “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç“, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Buza, nga data 19.05.2000 deri 07.06.2000, në bashkëpunim me shtetas të tjerë italianë dhe shqiptarë kanë rrëmbyer në qytetin e Torinos, një shtetase italiane të mitur, me qëllim marrjen nga babai i saj i një shume prej 1 miliard liretash.
Gjatë kohës që këto persona kanë kryer rrëmbimin e minorenes, është provuar nga Gjykata se shtetasi Flori Buza, ka kryer akte seksuale mbi këtë person pa dëshirën e saj. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, është bërë e mundur transferimi drejt vendit tonë, i këtij shtetasi.