Pranga 2 sekserëve, në hetim zyrtari i Hipotekës
Operacioni i koduar “Sporteli i Hapur”, përfundoi me arrestimin e shtetasve, Shkëlqim Petrit Levanaj, 45 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane dhe Orion Sotiraq Kolezi, 29 vjeç, lindur në Cërrik dhe banues në Tiranë.
Këto shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njërin tjetrin dhe persona të tjerë, (ku dyshohen punonjës të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme), kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë parash prej 50 mijë lekësh, në këmbim të lëshimit të një vërtetimi hipotekar, për një apartament të ndodhur në Tiranë.
Për shtetasit e sipërcituar u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.
Po ashtu, në kuadër të këtij procedimi do të fillojë ndjekja penale ne gjendje të lirë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për shtetasin Altin Bashkim Spaho, 38 vjeç, me profesion inxhinier dhe me detyrë zëvendës/regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një shumë parash prej 50 mijë lekësh, një automjet e tipit “benz ” me targa të huaja, 3 copë celulare si dhe një numër i konsiderueshëm formularësh të plotësuar dhe të pa plotësuar certifikatash dhe vërtetimesh të hipotekës.
Aktualisht nga këto struktura vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e veprimeve abuzive dhe korruptive të personave te implikuar.