Ekstradohet Koka, tutori i moldaves
Durres- Aventura duke blere dhe me pas shfrytezuar, nen kercenimin me jete te nje vajze nga Moldavia, i ka kushtuar 7 vjet burg nje 33-vjecari nga Shena Vlashi i Durresit. Por as arratia e tij prej vitit 2002 dhe fshehja ne Itali, nuk e ka ndihmuar Dashamir Koken qe t'i shpetoje prangave, pasi me 1 tetor te vitit 2008 eshte kapur ne kryeqytetin italian Rome nga Interpol Tirana. Koka dyshohet se ka qene pjese e nje rrjeti trafiku te vajzave nga Evropa Lindore nga Shqiperia, ne Malin e Zi dhe me pas ne Itali. Mengjesin e dites se djeshme ai eshte zbritur ne pranga ne aeroportin e Rinasit "Nene Tereza" dhe me pas i eshte dorezuar autoriteteve policore ne Durres per te vuajtur denimin.
Historia nis ne vitin 2002, kur Dashamir Koka ble nga nje tjeter grup shqiptar nje vajze moldave, 18-vjecaren A. D. Nuk behet e ditur shuma me te cilen vajza u ble dhe u trafikua per ne Shqiperi. Burime zyrtare sqaruan dje se Koka e ka shfrytezuar te rene kryesisht ne qytetin e Durresit dhe me pas ne Itali. Denoncimi u be nga vete vajza menjehere pasi u kapna policia, kurse procesi gjyqesor u zhvillua ne qytetin e Durresit. Hetimet kishin nisur ne vitin 2003, pasi ne denoncimin e saj, vajza nga Moldavia kishte deshmuar se ishte keqtrajtuar dhe torturuar duke u shfrytezuar si prostitute ne Shqiperi. Ky zanat eshte kryer gjate periudhes maj 2000-shkurt 2003, kohe ne te cilen e reja u kap dhe riatdhesua. Prokuroria i kerkoi gjykates denimin ne mungese te Kokes, i cili u arratis ne drejtim te Italise, ku dyshohej se kishte trafikuar te tjera vajza nga Evropa Lindore. Me 13 korrik 2006, 33-vjecari denohet me 7 vjet burg ne mungese dhe ndaj tij, shpallet urdhri per kerkim nderkombetar.
"Dashamir Koka, akuzohet per shfrytezim te prostitucionit ne rrethana renduese dhe vuajtja e denimit per 33-vjecarin nis qe prej dites se ekstradimit", thane burime zyrtare te Policise se Shtetit diten e djeshme. Prej vitit 2003, Koka eshte fshehur ne Itali, ndersa nje vit me pare u arrestua nga agjentet ne zonen e Romes. Pasi eshte mbajtur per nje vit, ne fund te procedurave per ekstradim ai eshte sjelle ne Tirane nga Interpol Tirana. Sipas dosjes hetimore, 33-vjecari Koka, ne bashkepunim me Artan T., e Redi N., banore te Durresit, kane blere dhe shitur me qellime prostitucioni moldaven A. D., ndersa ishin pjesetare te trafikut te vajzave qe vinin nga Evropa Lindore, trafik i cili ndiqte linjen Mal i Zi-Shkoder-Itali.
E. A.
7
Vjet
Burg ne mungese, eshte denuar Dashamir Koka nga Gjykata e Durresit, ndersa per te qe prej vitit 2003, kishte nje urdher-arresti nderkombetar per vepren penale te "shfrytezimit per qellime prostitucioni ne rrethana renduese".
2000
Viti
Kur i denuari Koka, ble nga nje grup tjeter shqiptar vajzen nga Moldavia, A. D., te cilen e shfrytezon deri ne muajin shkurt te vitit 2003 dhe pas denoncimit, arratiset per ne Itali. Dyshohet se linja e trafikut ishte Shqiperi-Mali i Zi-Itali.