E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne Rinas, i kerkuari per vrasje

Tirane- Policia e Rinasit ka vene dje ne pranga Ilmir Hajdarin, i shpallur ne kerkim per vepren penale te vrasjes. Hajdari ishte deportuar nga Italia per ne vendin tone. Mesohet se ai ishte denuar ne mungese me 16 vjet burg nga gjykata, per nje ngjarje te ndodhur ne qytetin e Shkodres ne vitin 2001. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Shkodres, Ilmir Hajdari, se bashku me dy shoke te tij, akuzohen se jane autore te vrasjes se Indrit Bajrit, ngjarje e ndodhur ne lagjen "Partizani". Nga hetimet rezultoi se vrasja e Bajrit ka ndodhur pas nje konflikti te meparshem me Ilmir Hajdarin. Gjate shkembimit te zjarrit, njeri nga shoket e Ilmir Hajdarit u plagos. Pas mjekimit ne spital, policia kreu arrestimin e tij, i cili tregoi edhe rrethanat ne te cilat ndodhi krimi. Gjykata e Shkodres e ka denuar ne mungese Hajdarin, me 16 vjet burg per vepren penale te "vrasjes me dashje", kryer ne bashkepunim. Hajdari eshte derguar ne Policine e Shkodres. Ne ditet ne vazhdim, ai do te njihet me denimin qe ka marre ne mungese dhe akuzen e krimit.

R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›