E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredi pa interes per legalizimet, ALUIZNI marreveshje me dy banka

Te gjithe ata qe nuk mundesi te shlyejne faturen e legalizimit, bankat e nivelit te dyte ofrojne kredi per te interesuarit. Per te zgjidhur problemin e pageses se menjehershme eshte arritur edhe ne nje marreveshje me dy banka, duke mundesuar kredi per legalizim. "ProCredit Bank" dhe "Oportunity Albania" jane bankat me te cilat eshte arritur marreveshja. Interesi i bankave ndaj qytetareve eshte zero, kjo e percaktuar dhe ne marreveshjen me Agjencine e Legalizimit. ALUIZN-i paguan diferencen e interesit 20% per qytetaret dhe banka e kryen kete sherbim, duke qene se merret edhe me transaksionet per sa i perket detyrimeve nga qytetaret. Drejtori i AlUIZNI-it ne Shqiperi, Shaban Memia sqaron se kjo nisme eshte e sigurt. Kreditimi per legalizimin e shume pronave, sot te paligjshme do te ndihmoje ne rritjen ekonomike te mijera familjeve dhe i jep atyre edhe nje tjeter shans, nese nuk i kane parate e mjaftueshme per te shlyer detyrimet ndaj shtetit. Zoti Memia sqaron se deri me tani nga procesi i legalizimit jane grumbulluar 1.4 miliarde leke, 600 milione prej te cilave do te shkojne per kompensimin e pronareve, procedure qe do te nise se shpejti. Drejtori i ALUIZNI-it, sqaron se qytetareve iu jane dhene tri mundesi per pagesen e legalizimit. Nese ata e shlyejne menjehere detyrimin kane nje bonus prej 20% dhe nese e shlyejne per 1 vit kane nje ulje 10%. Kreditimi eshte nje tjeter alternative qe iu ofrohet qytetareve nese ata nuk kane parate e duhura, ose nese nuk duan te prekin kursimet e tyre. Drejtorite rajonale te ALUIZNI-t kane plotesuar dokumentacionin e dosjeve te legalizimit per cdo objekt informal, si dhe kane njoftuar qytetaret per shperndarjen e lejeve te legalizimit. ALUIZNI do te publikoje ne vazhdimesi ne faqen zyrtare ne internet, si dhe ne media, informacion te dobishem per publikun e interesuar ne lidhje me ritmet e procesit te shperndarjes se lejeve te legalizimit per objektet informale, te dhena mbi detyrimet financiare te paguara nga qytetaret, ecurine e regjistrimit te pasurive te legalizuara ne sistemin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›