Meta: Une, kryeministri i Shqiperise
Denis Dedej
"Deri ne vitin 2013 me Vitor Tushen, kryetar bashkie dhe Ilir Meten kryeminister te Shqiperise, asnje lezhjan nuk do te mbese pa pune". Kjo eshte deklarata e bere nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne vijim te turit te tij elektoral ne Qarkun e Lezhes. Per te paren here ish-kryeministri i Shqiperise, shfaq hapur synimin e tij per marrjen e drejtimit te ekzekutivit, pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ne takimin e zhvilluar ne pallatin e kultures se qytetit te Lezhes, Meta prezanton "Planin per Veprim" dhe kandidatet e LSI ne kete qark. Krahas ambicies se tij politike, kryetari i LSI premtoi se do te sjelle ne pushtet nje mazhorance te re progresiste dhe te majte, suksesin e se ciles do ta garantoje partia e tij. Gjate ketij takimi, Meta siguroi te gjithe te pranishmit, se 28 Qershori eshte dita qe jo vetem do te largojne nga pushteti Sali Berishen, por 28 Qershori eshte nje dite shume e rendesishme. "Pasi me voten e lezhjaneve, te mirditoreve, te kurbinasve, dhe te gjithe shqiptareve, do te sjellim ne pushtet nje mazhorance te re progresiste dhe te majte, suksesin e se ciles do e garantoje LSI si forca me koherente dhe me e qarte per te zgjidhur problemet me te medha qe ka vendi", deklaroi Meta. Duke vijuar me tej, ai tha se kete sukses do ta garantoje si forca e vetme politike, qe ka nje program te qarte per te nxjerre gjithe qarkun e Lezhes nga kriza ekonomike, si forca me e qarte qe ka nje program konkret per te punesuar 100 mije shqiptare. "Ne do ta kthejme Lezhen ne nje perle te Adriatikut tone, qe te konkurroje me dinjitet edhe perlat e Adriatikut ne Itali", premtoi lideri i LSI. Ai siguroi te gjithe se me 29 qershor do te krijoje mazhorancen e re parlamentare. "Une do te insistoj se me te gjithe faktoret socialiste dhe progresiste, per te krijuar kete qeveri, qe te fusim Shqiperine ne BE, me program dhe jo me fjale", siguroi ish-kryeministri i Shqiperise. Ne kete takim Meta shoqerohej nga anetari i kryesise dhe kryesuesi i listes se LSI per qarkun e Lezhes, Gjovalin Bushi dhe kandidatet e tjere per deputete te kesaj force, sikurse edhe nga kryetari i bashkise se Lezhes, Viktor Tusha dhe anetari i kryesise se LSI, Ndre Legisi.