E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet Xhelita, vrau nje polic

Interpol Tirana ka ekstradua dje nje 37-vjecare, te denuar per vrasjen e nje oficeri policie si dhe plagosjen e shefit te Policise Kriminale. Dritan Xhelita eshte sjelle dje ne vendin tone nga Brukseli/Belgjike. Ekstradimi i tij u be i mundur pasi Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 307, te dates 19 maj te vitit 2003, e ka denuar ate me 18 vjet burg, per kryerjen e vepres penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese", kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Sipas policise, Xhelita ne daten 2 janar te vitit 1998, gjate nje kontrolli te ushtruar nga policia ne banesen e tij ne lagjen "Pavaresia" te qytetit te Vlores, ka vrare me arme zjarri, ne bashkepunim me vellane e tij, Ilir Xhelita, punonjesin e policise Alket Muca dhe kane plagosur shefin e Policise Kriminale, Pirro Ymeri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›